LAJMI I FUNDIT:

A keni menduar ndonjëherë për këtë? A e dini se çfarë ndodh me ju nëse merrni frymë me gojë, jo me hundë?

A keni menduar ndonjëherë për këtë? A e dini se çfarë ndodh me ju nëse merrni frymë me gojë, jo me hundë?

Shumë fëmijë të cilët dëshirojnë të marrim frymë me gojë, më vonë u shtrembërohen dhëmbët dhe kanë kafshim jo të rregullt

Besoni apo jo, një i porsalindur nuk mund të marrë frymë me gojë. Mirëpo, pasi t’i mbushë gjashtë muaj, zbulon që vërtet ka edhe një mënyrë tjetër të frymëmarrjes.


Edhe pse frymëmarrja nga goja funksionon krejtësisht mirë, në afat të gjatë mund të jetë shumë më e dëmshme për ne, transmeton Telegrafi.

Përse është mirë që hundës suaj të mos ia privoni funksionin e saj primar?

1. Fytyra juaj ndryshon

Nëse merrni frymë me gojë, në fund do të filloni të vëreni që fytyra juaj ndryshon strukturën dhe rritet përpara dhe poshtë. Kjo gjë është më e dukshme te fëmijët, sepse fytyrat e tyre akoma rriten.

Derisa merrni frymë me gojë, nofullat dhe faqet bëhen gjithnjë e më të ngushta. Kjo, për pasojë, shkakton ndryshim të formës së hundës. Përveç kësaj, te ju mund të zhvillohen vrimat e ngushta të hundës dhe një buzë e sipërme, si dhe një kafshim i hapur përpara.

2. Do të filloni të dukeni të kërrusur

Nëse merrni frymë me gojë, në mënyrë të pavetëdijshme do të lakoni kokën përpara dhe supet do t’ju ulen. Si rezultat, ju jeni vazhdimisht në pozicion të përkulur, i cili zhvillohet si një mënyrë për të hapur rrugët e frymëmarrjes.

3. Dhëmbët tuaj vuajnë

Frymëmarrja me gojë ndikon negativisht në dhëmbët tuaj. Shumica e fëmijëve të cilët dëshirojnë të marrin frymë me gojë, më vonë do të kenë dhëmbë të shtrembëruar dhe kafshimi jo i duhur. Ndryshon edhe qëndrimi i buzëve dhe i gjuhës në pushim dhe trajtimi ortodontik bëhet i ndërlikuar, veçanërisht kur bëhet fjalë për vendosjen e mbajtëseve.

4. Ju flini më shumë

Më pak oksigjen dhe më shumë dyoksid karboni hyn në trupin tuaj. Si rezultat, shumica e sistemeve të trupit tuaj vuajnë. Përveç kësaj, ju keni më shumë gjasa të gërhitni dhe të jargëzoni, si dhe të vuani nga mungesa kronike e oksigjenit dhe apnea e gjumit. Madje rekomandohet të ngjitni gojën gjatë natës, për t’ju ndihmuar të merrni frymë përmes hundës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori