LAJMI I FUNDIT:

A keni ëndërruar ndonjëherë një gjarpër? Frojdi dhe Gustav Jung interpretuan kuptimin e fshehur pas ëndrrave të tilla

A keni ëndërruar ndonjëherë një gjarpër? Frojdi dhe Gustav Jung interpretuan kuptimin e fshehur pas ëndrrave të tilla

Teoritë e tyre kishin një rëndësi të madhe për kuptimin dhe interpretimin e shumë simboleve që përshkojnë ëndrrat tona

Teoritë e ëndrrave të Frojdit dhe Jungut janë mjaft të ndryshme, por të dyja patën një ndikim jashtëzakonisht të rëndësishëm në kuptimin tonë të disa simboleve që shfaqen në ëndrra.


Sipas themeluesit të psikanalizës, Sigmund Freud, ëndrrat janë mënyra se si mendja jonë i përpunon në mënyrë të pandërgjegjshme ngjarjet, por duke kuptuar simbolikën në ëndrra ne mund të fitojmë njohuri për frikën dhe dëshirat tona më të thella.

Psikologu dhe psikiatri Carl Gustav Jung beson se duke kuptuar ëndrrat tona ne mund të arrijmë një rezervuar të madh të ruajtur të njohurive të mbledhura, transmeton Telegrafi.

Edhe pse të dy janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për mësimet e interpretimit të ëndrrave, ata kishin pikëpamje të ndryshme mbi kuptimin e ëndrrave me motive gjarpërinjsh.

Frojdi ishte i prirë t’u jepte kuptime fikse simboleve të ëndrrave dhe shpesh u jepte atyre interpretime të një natyre seksuale – ai besonte se gjithçka ishte e lidhur me dëshirat dhe pasionin tonë.

Jung, nga ana tjetër, pohoi se shumë simbole janë të rëndësishme vetëm për ëndërrimtarin dhe këtu të dyjat ‘konfliktohen’.

Se çfarë ëndërroni varet nga pozicioni në të cilin flini: njëra anë është shkaktar i maktheve, ndërsa tjetra i ëndrrave erotike!
Lexo po ashtu Se çfarë ëndërroni varet nga pozicioni në të cilin flini: njëra anë është shkaktar i maktheve, ndërsa tjetra i ëndrrave erotike!

Simbolika e ëndrrave me motiv gjarpri sipas Sigmund Freud

Sipas Frojdit, ëndrrat me motivin e gjarprit lidhen me organin riprodhues mashkullor dhe ai besonte se ëndrrat e tilla tregojnë dëshirën seksuale të ndrydhur.

Ëndrrat me motivin e gjarprit, ai i lidhi me libidon tonë dhe e përkufizoi gjarpërin si një ‘simbol falik’, d.m.th. ai besonte se një gjarpër në ëndrra përfaqëson një figurë mashkullore në jetën e dikujt ose një dëshirë seksuale ndaj një personi tjetër.

Tri mënyra për të zbuluar kuptimin e fshehtë të ëndrrave
Lexo po ashtu Tri mënyra për të zbuluar kuptimin e fshehtë të ëndrrave

Simbolika e ëndrrave me motiv gjarpri sipas Gustav Jung

Jung e lidhi gjarprin me mençurinë dhe e konsideroi atë një simbol të shërimit. Sipas tij, përgjigja e pyetjes se pse kemi ëndërruar një gjarpër fshihet brenda nesh.

Ai besonte se ëndrrat kanë një rëndësi të madhe dhe se ne duhet të mendojmë për kuptimin e tyre derisa të bëhet logjik për ne, dhe për këtë duhet të zhytemi thellë në pjesën e pavetëdijshme të mendjes sonë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Stil
Gjashtë këshilla për të rikthyer lumturinë pas momenteve të vështira

Gjashtë këshilla për të rikthyer lumturinë pas momenteve të vështira

Lifestyle
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur

Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur

Lifestyle
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Kalo në kategori