LAJMI I FUNDIT:

Keni dëgjuar për “rrokaqiell horizontal”? Për këtë kanë menduar kinezët, sikurse për shumë gjëra të tjera! (Video)

Keni dëgjuar për “rrokaqiell horizontal”? Për këtë kanë menduar kinezët, sikurse për shumë gjëra të tjera! (Video)

Pas gjashtë viteve të ndërtimit, një megastrukturë e veçantë në Kinë, është afër përfundimit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, duke përfaqësuar një arritje të mahnitshme inxhinierike, i ashtuquajturi rrokaqiell horizontal përbëhet nga një grup prej tetë kullave dhe një “urë ajrore”.


Zhvilluesi CapitaLand raporton se tani është i përfunduar në mënyrë strukturore dhe puna vazhdon në përfundimin brenda saj.

Është paralajmëruar që ceremonia e hapjes zyrtare të bëhet në gjysmën e dytë të vitit 2019.

Puna në ndërtimin e megastrukturës prej 3.8 miliardë dollarësh filloi gjashtë vjet më parë. CapitaLand Group

Dizajni i pazakontë thuhet të jetë i frymëzuar nga vela të anijeve tregtare kineze që dikur kishin tregtuar përmes lumit të ngarkuar që kalon nëpër qytet.

“Rrokaqielli horizontal” ka një madhësi 300 metra në gjatësi, e cila, nëse bëhet vertikale, do të ishte pothuajse e barabartë me lartësinë e Kullës Eiffel. Është e veshur me rreth 3.000 panele xhami dhe pothuajse 5.000 panele alumini.

Për të vendosur kullën “The Crystal” në pozicion rreth 250 metra lartësi, ajo ishte e ndarë në nëntë segmente.

Katër prej tyre u ndërtuan në majë të kullave dhe tre segmente të mesme ishin parafabrikuar në tokë dhe u ngritën në vend. Pjesët përfundimtare u vendosën më së shumti në vend, me seksionet përfundimtare të ngritura lart nga toka.

Brendësia e “The Crystal” do të përfshijë dy pishina, një galeri, kopshte të mëdha me pemë dhe restorante dhe një pikë shikimi, në mesin e shumë të tjerave.

Pjesa tjetër e projektit “Raffles City Chongqing” do të ketë hapësirën për banim dhe zyra, si dhe një qendër tregtare dhe një vend të madh me sipërfaqe prej 9.2 hektarësh. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Interesante
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Amerikanja fiton 1 milion dollarë në lotari për herë të dytë në 10 javë

Amerikanja fiton 1 milion dollarë në lotari për herë të dytë në 10 javë

Interesante
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
Nëna e gjashtë fëmijëve që jeton në banesën dy dhomëshe, tregon në TikTok si ia del t’i sigurojë të gjithëve hapësirë për të fjetur

Nëna e gjashtë fëmijëve që jeton në banesën dy dhomëshe, tregon në TikTok si ia del t’i sigurojë të gjithëve hapësirë për të fjetur

Interesante
E dinë

E dinë

Kalo në kategori