Në një koncert në Paris, Harry Styles e ka interpretuar premierë këngën e tij të re, “Medicine”.
Ish-anëtari i “One Direction” nga nxitur spekulime rreth orientimit të tij seksual për shkak të fjalëve që përdor në këngë.
(Foto: Getty Images)
“Edhe djemtë edhe vajzat janë aty, shoqërohem me ta dhe kjo është në rregull për mua”, thuhet mes tjerash në këngë.
“the boys and the girls are here, i mess around with him, and i’m okay with it”
this is the new bi anthem, thank you harry styles pic.twitter.com/xh76WhnxMd— ari the useless gay (@emptyskv) March 13, 2018
Pikërisht këto fjalë kanë nxitur spekulime se këngëtari është biseksual.
24-vjeçari ka refuzuar të flasë në lidhje me orientimin e tij seksual në të kaluarën, prandaj kjo këngë është etiketuar si një deklarim i tij.
Styles është në lidhje me manekinen 29-vjeçare, Camille Rowe, mirëpo janë hedhur dyshime se nuk bëhet fjalë për dashuri të vërtetë, por për një truk marketingu për të tërhequr vëmendje.
(Foto: Getty Images)
Harry është një këngëtar, kompozitor dhe aktor anglez, i cili u bë i famshëm si pjesëtar i grupit të djemve, “One Direction”, që dolën nga versioni britanik i spektaklit për talentë, ‘X Factor’, në vitin 2010.
Që atëherë, grupi “One Direction” ka lansuar pesë albume, ka zhvilluar katër turne botërore dhe ka fituar një sërë çmimesh. Nga janari i vitit 2016, ky grup është në një pauzë të zgjatur, ndërsa anëtarët e bendit kanë ndjekur projektet e tyre solo. /Telegrafi/