LAJMI I FUNDIT:

KËNGA

KËNGA

Poezi nga: Robert Burns
Përkthimi: Vasil Çuklla

Dashuria ime , trëndafil i Prillit
purpur çelur ajrisë, në të sajat duar.
Dashuria ime, i ngjan melodisë
në avaze kënge, ëmbëlsisht kënduar.


Sa më je e bukur bjondinka e vogël
po kaq, mbytur pathosit, vazhdoj dhe të dua
dhe do të të dua, gjithmonë dhe përherë
sa detet të thahen, rrëkezë dhe përrua …

Dhe sa dashuria, gjithkund të venitet
dhe dielli, çdo shkëmb të ketë shkrirë
sa rëra e jetës, të rrjedhë papushuar
për ty dashuria, do lulojë arromëmirë!

Të përshëndes, dashuria ime e vetme
po iki, për pak, s’do të mund t’ju shikoj
do të kthehem rishtaz, do të vi t’ju rigjej
qoftë dhe mijëra milje, në duhet t’i shkoj!