“Kënga e fundit” titullohet projekti muzikor që ngjit për herë të parë vetëm në skenë këngëtarin, Endri Prifti. Ai prezantohet në “Kënga Magjike” me një këngë që ia ka dedikuar bashkëshortes së ndjerë të vëllait të tij, Stefi.

Në një intervistë të dhënë pak ditë më parë për Panorama, Endri, ka treguar se këtë herë i është dashur të këndojë i vetëm në skenë, pa të vëllanë, pasi tha se, ai kishte arsye të forta familjare.


“Kënga nisi të punohej bashkë me Stefin në studio, por për arsye shumë serioze familjare, ai nuk po merr pjesë në festival”, pati thënë ai.

Kujtojmë që Marina, bashkëshortja e këngëtarit të njohur Stefi Prifti, është ndarë nga jeta ditën e martë. Nëna e dy vajzave vuante nga një sëmundje, e cila ia mori jetën në moshë shumë të re.