LAJMI I FUNDIT:

Kënga e Luiz Ejllit në Eurovision ‘shpërthen’ me rritje enorme klikimesh në YouTube, pas hyrjes së tij në BBVA

Kënga e Luiz Ejllit në Eurovision ‘shpërthen’ me rritje enorme klikimesh në YouTube, pas hyrjes së tij në BBVA

Këngëtari shkodran Luiz Ejlli është kthyer në një prej senzacioneve të momentit në mediat shqiptare.

Që nga pjesëmarrja e tij në spektaklin Big Brother VIP Albania, ai është kthyer në personazhin më të dashur të shumë shqiptarëve për shkak të temperamentit të tij dhe karakterit satirik.

E teksa interesimi për të është gjithmonë në rritje, duket se me hapa të lartë po ecën edhe diskografia e tij jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Albania.


Publikohen bisedat e debatit që Luiz Ejlli kishte zhvilluar me Edi Ramën
Lexo po ashtu Publikohen bisedat e debatit që Luiz Ejlli kishte zhvilluar me Edi Ramën

Ai ka qenë përfaqësuesi i Shqipërisë në ‘Eurovision 2006’ me këngën “Zjarrë e ftohtë” – e cila është duke shënuar rritje enorme klikimesh që nga futja e Luizit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Luiz Ejlli duke përfaqësuar Shqipërinë në ‘Eurovision 2006’ (Foto: Mick Hutson/Redferns)

Në janar të vitit 2022, “Zjarrë e ftohtë” numëronte mbi 218 mijë klikime, të arritura në total për nëntë vite që nga koha kur ishte bërë publikimi i saj nga kanali zyrtar i Eurovisionit në YouTube, në prill të vitit 2013.

Klikimet e këngës “Zjarrë e ftohtë” në janar 2022 (Foto: YouTube Statistics)

Ndërkohë, vetëm një vit më vonë kënga në fjalë ka arritur të ketë mbi 970 mijë klikime dhe është shumë afër milionëshit të parë.

E gjithë kjo rritje vjen që nga koha kur Ejlli u fut në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, përkatësisht që nga data 24 dhjetor 2022.

Klikimet e këngës “Zjarrë e ftohtë” në janar 2023 (Foto: YouTube Statistics)

“Zjarrë e ftohtë” është një kompozim i Klodian Qafokut, me tekst të Alban Kondit dhe ishte interpretuar nga Luizi në natën e parë të Eurovision 2006, ku kishte dështuar ta dërgonte vendin e tij në finale, pas dy finaleve të suksesshme të pasuara të Shqipërisë në festivalin evropian, me përfaqësueset paraprake Ledina Çelo (2005) dhe Anjeza Shahini (2004). /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Zhduket

“Zhduket" Egli, Gjesti zgjohet duke e kërkuar, veprimi i tij ngjall reagime të fansave

Magazina
Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Magazina
Gjesti pasi Rizarta ndan kufirin e shtratit: Nata është pa kontrollë

Gjesti pasi Rizarta ndan kufirin e shtratit: Nata është pa kontrollë

Magazina
Rizarta sfidohet të bëjë “luaneshën” – Banorët e ndihmojnë me këshilla

Rizarta sfidohet të bëjë “luaneshën” – Banorët e ndihmojnë me këshilla

Magazina
Loja

Loja "E vërteta dhe Dënimi", Egli i kërkon Rizartës të bëjë 10 squats

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Kalo në kategori