LAJMI I FUNDIT:

Këmisha në xhamin e përparmë të veturës, për një femër nënkuptonte tentimin për rrëmbim (Foto)

Këmisha në xhamin e përparmë të veturës, për një femër nënkuptonte tentimin për rrëmbim (Foto)
Këmisha në xhamin e veturës, që e detyron viktimën të del përjashta

Ashley Hardacre nga Miçigani i Shteteve të Bashkuara, thotë se i ka shpëtuar një grabitjeje të mundshme.

Me të kryer orarin e punës në një qendër tregtare, 19-vjeçarja ka qenë e shoqëruar nga tri kolege derisa ka hyrë në makinë, por në momentin që ka dashur të niset ka vërejtur se diçka nuk është në rregull, transmeton Telegrafi.


Hardacre që pretendon se ishte në përcjelljen e grabitësve

Adoleshentja i ka vënë në funksion fshesat në përpjekje që ta largojë veshjen nga aty, por ka qenë e kot, andaj është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

“Më erdhën në mendje rastet, kur viktimat kanë dalë nga vetura për të hequr gjërat që iu kanë vendosur përjashta dhe në këtë formë, keqbërësit e kanë pasur shumë të lehtë të veprojnë”, ka shkruar Hardacre lidhur me rastin. “Zakonisht, në xhamin e përparmë iu janë vënë posterë të mëdhenj, apo edhe objekte tjera të pazakonta. Duke menduar se gjithçka është në rregull dhe mund të dalin për t’i larguar, ato kanë përfunduar në duart e grabitësve.”

Këmisha në xhamin e veturës, që e detyron viktimën të dilte përjashta

Ajo pretendon se dikush ka qenë duke e përcjell dhe se kjo ishte metoda më të cilët është provuar të nxirret nga vetura. /Telegrafi/