LAJMI I FUNDIT:

Këmbimi i pronave në Badovc, PDK: Të enjten do ta anulojmë vendimin e Ramës

Këmbimi i pronave në Badovc, PDK: Të enjten do ta anulojmë vendimin e Ramës

Shefi i asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri ka bërë të ditur se të enjten do të bëjnë anulimin e këmbimeve të jashtëligjshme në Badovc.

Retkoceri në një postim në Facebook shkruan se interesi i publik i qytetarëve të Prishtinës do të triumfojë mbi interesin e pronarëve të tokave dhe larjes së borxheve biznesore.


“Pasnesër përfundimisht do të bëjmë anulimin e këmbimeve të jashtëligjshme në Badovc të Kryetarit Përparim Rama.

Interesi i publik i qytetarëve të Prishtinës do të triumfojë mbi interesin e pronarëve të tokave dhe larjes së borxheve biznesore”, shkruan ai.

"Llugë për qytetarët", "A i kryjte borxhet kryetar?", në Prishtinë vendosen mbishkrime kundër Përparim Ramës
Lexo po ashtu "Llugë për qytetarët", "A i kryjte borxhet kryetar?", në Prishtinë vendosen mbishkrime kundër Përparim Ramës

Retkoceri ka përshëndetur edhe vendimin e Gjykatës Themelore për pezullimin e vendimit të mëparshëm për këmbimin e dëmshëm të pronave në Badovc.

“Shpronësimi milionësh në dëm të qytetarëve dhe komunës do të ndalet përfundimisht pasnesër”, shkruan më tej.

Ndryshe, tashmë vërehet qartë “krisja” ndërmjet LDK-së e PDK-së në kryeqytet.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë vendim për ristrukturim të kabinetit qeverisës të kryeqytetit.

Ai fillimisht liroi na detyra drejtorin e Shërbimeve Publike, Ilir Musliu. Pas Musliut, Rama njoftoi edhe për shkarkimin e nënkryetares Donjeta Sahatçiu, e cila vjen nga radhët e PDK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori