LAJMI I FUNDIT:

“Llugë për qytetarët”, “A i kryjte borxhet kryetar?”, në Prishtinë vendosen mbishkrime kundër Përparim Ramës

“Llugë për qytetarët”, “A i kryjte borxhet kryetar?”, në Prishtinë vendosen mbishkrime kundër Përparim Ramës

“Llugë për qytetarët”, “Pronat për dostëllarët”, “A i kryjte borxhet kryetar?”, janë disa nga mbishkrimet të vendosura në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë drejtuar kryetarit Përparim Rama.

Personat të cilët kanë vendosur këto mbishkrime kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me veprimet e fundit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, transmeton Telegrafi.


Këto mbishkrime janë vendosur pak ditë pasi u bë publik lajmi se Komuna e Prishtinës ka vendosur për shkëmbimin e pronës publike me atë private në Zonën Prishtina e Re, e sipas raportimeve, Përparim Rama ka nënshkruar kontratë me një ish-klient të tij.

Për këtë çështje, ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), i ka dërguar një letër Komunës së Prishtinës, përmes së cilës ka kërkuar që vendimi për këmbim të pronës komunale me pronën private të rishqyrtohet dhe të harmonizohet në pajtim me legjislacionin në fuqi. Sipas ministrisë, kjo duhet të bëhet brenda afatit prej 30 ditësh.

Krahas reagimeve, PDK dhe LVV dhe kanë njoftuar se kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Prishtinës, për anulimin e vendimit për shkëmbimin e pronave.

Krahas zhvillimeve për shkëmbimin e pronave në Badovc, Rama mori edhe një vendim, ku kësaj radhe vendosi ta shkarkojë nga detyra Ilirik Musliun, i cili ishte Drejtor për Shërbime Publike në Prishtinë. Musliu ishte nga radhët e PDK-së.

Rama derisa kishte njoftuar për shkarkimin e Musliut, kishte thënë se arsye për këtë vendim është problemi me mbeturina, e që sipas tij, ka një vit që ka kërkuar zgjidhje por që nuk ka ndodhur.

Reagime për shkarkim ka pasur nga PDK në Prishtinë, e po ashtu edhe nga ish-drejtori Musliu.

Ish-drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Ilirik Musliu pas shkarkimit ka deklaruar se nuk është njoftuar zyrtarisht për vendimin për shkarkimin e tij.

Ai është shprehur i habitur dhe i shokuar nga ky vendim, pasi thotë se bashkëpunimi me Ramën ka qenë i mirë dhje për këtë arsye ka pritur një trajtim njerëzor dhe profesional.

“Jam totalisht i habitur dhe i shokuar nga ky vendim, për faktin se me angazhimin, punën e vullnetin e rezultatet e shkëlqyera që kemi pasur si drejtori gjithmonë në bashkëpunim të ngushtë me kryetarin Rama, e ku këtë më së miri e dëshmon fakti ku 70% e prezantimit të punëve dhe projekteve nga kryetari janë të drejtorisë që është drejtuar nga unë. Kam pritur trajtim njerëzor fillimisht e më pas profesional”, kishte thënë Musliu.

Njohësit e çështjeve politike këtë situatë politike e kanë vlerësuar si lëkundje të koalicionit mes LDK-së dhe PDK-së në Prishtinë.

Përveç këtyre situatave, në Prishtinë para disa ditësh kanë protestuar edhe disa qytetarë, ata kanë kërkuar që bulevardi “Xhorxh Bushi” të lirohet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori