LAJMI I FUNDIT:

Këmbë të gjata, buzëqeshje joshëse dhe flokë të bujshëm: Julia Roberts (50) kurrë më mirë nuk është dukur!

Këmbë të gjata, buzëqeshje joshëse dhe flokë të bujshëm: Julia Roberts (50) kurrë më mirë nuk është dukur!

Shikoni se si duket sot aktorja e cila para pothuajse 30 vjetësh ka luajtur në filmin Gruaja e bukur, “Pretty woman”.

Nëse dikush me të drejtë bart titullin e femrës më të bukur të botës – atëherë është Julia Roberts, transmeton Telegrafi.


Julia Roberts para disa ditësh ka pasur xhirim për të cilin ka veshur xhinse të ngushta ngjyrë të kaltër të shndritshme dhe këmishë të mëndafshtë ngjyrë rozë të shndritshme.

Jo vetëm që vazhdimisht ishte e buzëqeshur gjatë tërë ditës, por aktorja e famshme amerikane edhe një herë ngazëlleu të gjithë me linjën dhe bukurinë e saj të pabesueshme.

Që në fillim të vitit, kemi parë këtë aktore të shkëlqyeshme në dramën e popullarizuar “Wonder”, mirëpo nga fundi i vitit na presin dy filma të saj të rinj dhe një seri. /Telegrafi/