LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Thaçi erdhi në shtëpinë time, më ofruan pozita ministrore e diplomatike (Video)

Kelmendi: Thaçi erdhi në shtëpinë time, më ofruan pozita ministrore e diplomatike (Video)

Deputeti Gëzim Kelmendi nga partia Fjala ka thënë se presidenti në ardhje, Hashim Thaçi, ka qenë në shtëpinë e tij, ku atij i janë ofruar pozita ministrore e diplomatike, në këmbim për pjesëmarrje në seancën e Kuvendit dhe votën për president.

“Kam mundur shumë lehtë të ndryshojë fjalën, por i kam qëndruar besnik votuesve”, ka thënë Kelmendi në Rrokum Roll të Rrokum TV.


“Po, ka qenë (Thaçi) bashkë me figurat më me ndikim në Pejë e në Kosovë. Ne si shqiptarë e kemi parim ta nderojmë mikun kur na vjen në konak”, u përgjigj Kelmendi në pyetjen e moderatorit se a është e vërtetë që Thaçi ka qenë në shtepinë e tij.

Ai shtoi se Thaçi i ka ofruar poste ministrore Kelmendit, madje poste edhe në diplomacinë kosovare.

“Ne e dimë që kushti për të qenë një parti politike e suksesshme është drejtësia. Zgjedhja e Thaçit (President) nuk do ta lehtësojë barrierën mes dy blloqeve politike pozitë-opozitë”, tha ai.

Ai tha se partia e tij është kundër dy marrëveshjeve, asaj për Asociacionin e Komunave Serbe dhe tjetrës për Demarkacionin me Malin e Zi, por ai theksoi se ata janë edhe kundër dhunës që po përdoret.

“Janë shumë arsye që vendi mundet të shkojë në zgjedhje, Gjykata Speciale, ndikimi i partisë më të madhe PDK, dhe mundësia që Thaçi mund ta çojë në zgjedhje vendin për t’u bërë shpëtimtari i kësaj situate”, tha Kelmendi.

Ai vlerësoi se nëse shkohet në zgjedhje, shumica e partive kanë për të bërë koalicione, ndërsa për partinë e tij ai tha se është duke planifikuar të shkojë vetë në zgjedhje, edhe pse nuk e mohoi që është duke bërë bisedime për koalicion.

Në trend Lajme

Më shumë
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Lajme
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

Lajme
Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori