LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Taksa ndaj Serbisë, dëm minimal bizneseve të mëdha (Video)

Kelmendi: Taksa ndaj Serbisë, dëm minimal bizneseve të mëdha (Video)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Ramiz Kelmendi ka thënë taksa ndaj produkteve serbe bizneset e mëdha i ka prekur fare pak dhe përkohësisht.

Kelmendi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se gjithmonë ka pasur tendenca që biznesi i tij të lidhet gjithmonë me Serbinë, por sipas tij, me publikimin e të dhënave nga dogana, u pa se kompania e tij nuk është as në mesin e 10 importuesve të parë të mallrave serbe.


Ai ka thënë se dëmi ndaj bizneseve të mëdha përfshirë edhe biznesin e tij, pas vendosjes së taksës ndaj mallrave serbe është shumë i vogël dhe i përkohshëm.

“Me vendosjen e taksës neve mund të na është bërë një dëm i përkohshëm dhe atë në masën deri në 5%. Njerëzit punojnë dhe në momentin, që vërehet mungesa e një produkti, ato zëvendësohen me produkte tjera”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Afaristi ka thënë se konsumatorët gjithmonë kanë qenë të vetëdijshëm, por sipas tij çmimi i lirë i ka detyruar fatkeqësisht të zgjedhin produktet serbe.

“Produktet alternative kanë ekzistuar gjithmonë, por kanë qenë më të shtrenjta, e gjendja ekonomike e qytetarëve nuk ka qenë e mirë”.

KMDLNJ me porosi për qytetarët: Mos blini mallra serb
Lexo po ashtu KMDLNJ me porosi për qytetarët: Mos blini mallra serb

Deputeti i LDK-së ka thënë se me heqjen e tarifave doganore ndaj Serbisë e Bosnjës, dhe vendosja e një tarife ndaj produkteve perëndimore u ka krijuar hapësirë produkteve serbe në tregun e Kosovës.

“Evropës dhe SHBA-së u kemi vendosur taksa prej 10% ndërsa Serbisë e Bosnjës u kemi hequr taksat. Ne vet e kemi kanalizuar se nga do të shkojë konsumi. Po të largonim doganën për produktet që do të ishin alternativë ndaj produkteve serbe, moti do të ishte zgjidhur problemi me produktet serbe”, tha Kelmendi./Telegrafi/