LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi e Çerkezi mbrojnë deklaratat e Erdoganit kundër Haradinajt (Video)

Kelmendi e Çerkezi mbrojnë deklaratat e Erdoganit kundër Haradinajt (Video)

Arrestimi i gjashtë ‘gylenistëve’ në Kosovë dhe deportimi i tyre në Turqi, bëri që kryeministri Ramush Haradinaj të shkarkojë ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe drejtorin e AKI-së, Driton Gashi.

E, pas këtij veprimi të kryeministrit Haradinaj, ka reaguar presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili i tha kryeministrit Haradinaj se “prej kur fillove t’i mbrosh ata që u përpoqën t’i bëjnë grusht shtet Turqisë?”.


Lidhur me këto “selame” të Erdoganit në adresë të kryeministrit Haradinaj, në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini është zhvilluar një debat.

Kryetari i partisë Fajla, Gëzim Kelmendi ka thënë se deklarata e presidentit turk Erdogan ka qenë e drejtë.

“Deklaratë e drejtë përballë një vendi që ka bërë shumë për të Erdogani. Shumë kujt ju dhemb pse ne e mbrojmë atë dhe deklaratën e tij. Është paradoksale me ia kthye me të keqe atë që ka bërë Erdogani për Kosovën”, ka thënë Kelmendi.

Ai madje ka krahasuar rastin e arrestimit të Marko Gjuriqit me arrestimin e gjashtë shtetasve turq, duke thënë se situata është e njëjtë në të dyja rastet.

“Situata është e njëjtë si e Gjuriqit si e turqve. Situatën e dytë po e quani vjedhje, e të parën po thuani që Gjuriqi ka hyrë ilegalisht”, ka thënë Kelmendi.

Ai më pas u përball me analistët, të cilët mohuan një gjë të tillë, duke thënë se nuk është rasti i njëjtë.

Kurse Sulejman Çerkezi nga Lëvizja për Drejtësi, ka thënë se po hedhim vrer pa nevojë, pasi që, sipas tij problemi qëndron brenda shtetit tonë.

“Problemin e kemi brenda nuk është te Erdogani. Është problemi brenda, sepse i kemi pesë kryeministria që veprojnë krye në vete. Erdogani e ka thënë të vërtetën, sepse kryeministri nuk po i dinë punët në shtëpinë e vet”, u shpreh Çerkezi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Kronika e Zezë
Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Kronika e Zezë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kalo në kategori