LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Deklarata e Lavrovit për Kosovën, ndër lajmet më të mira që kemi dëgjuar tash e një kohë të gjatë

Kelmendi: Deklarata e Lavrovit për Kosovën, ndër lajmet më të mira që kemi dëgjuar tash e një kohë të gjatë

Gazetari dhe publicisti Adriatik Kelmendi ka qenë i ftuar në “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini.

Kelmendi ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend dhe më gjerë.


Gazetari ka thënë se është momentum i mirë që të arrihet një marrëveshje përfundimtare me Serbinë pasi Administrata Trump e ka në prioritet shumë më lart Ballkanin në krahasim me atë të Obamës, përcjell Telegrafi.

Ai duke komentuar vizitën e Ramës në Rusi dhe konferencën e përbashkët me Lavrovin, ka thënë se “është ndër lajmet më të mira që kemi dëgjuar tash e një kohë të gjatë”.

“Ne kemi një prononcim të njeriut kryesor të politikës së jashtme të Rusisë dhe dorës së djathtë të Putinit i cili tha diçka që ka peshë shumë të madhe: “Në qoftë se Kosova dhe Serbia arrijnë një marrëveshje, Rusia do ta përkrahë”. Kjo është më e madhja që ne mund të presim”.

Publicisti thotë se mesazhi tjetër që erdhi nga Rusia ishte që kjo e fundit nuk ka synime të përfshihet direkt në bisedime siç kishte vepruar në Rambuje apo proceset tjera.

“Besoj se edhe Serbia po e sheh që Kosova s’mund të kthehet brenda saj. Kjo është një telashe që edhe Serbisë po i krijon probleme dhe nuk po e le të ecë para. Edhe nga Rusia nuk është parë si një investim i madh pasi nuk po insistojnë që Kosova të mbetet nën sferën e ndikimit të saj duke ditur se jemi 95 % shqiptarë”, tha ndër të tjera Adriatik Kelmendi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori