LAJMI I FUNDIT:

KEK-u i pakënaqur me OSHP-në, pritet t’i drejtohet gjykatave

KEK-u i pakënaqur me OSHP-në, pritet t’i drejtohet gjykatave

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka kthyer në rivlerësim procedurën tenderuese të Korporatës Energjetike të Kosovës për “Furnizim me autocisternë për ujë“, me arsyetimin se ka pasur shkelje të kritereve të kontratës.

Sipas vendimit të OSHP-së, të publikuar të hënën, ky aktivitet i prokurimit është kthyer në rivlerësim pas ankesës që ka bërë operatori ekonomik “Grami & Ripten Engineering“, shkruan sot Koha Ditore.


Aty thuhet se operatori ekonomik i eliminuar nga tenderi kishte ofertën mbi 8 mijë euro më të lirë se operatori ekonomik i rekomanduar për kontratë nga komisioni vlerësues i autoritetit kontraktues.