LAJMI I FUNDIT:

KEK-u fton banorët e Hades dhe Shipitullës të nënshkruajnë kontratat për zhvendosje

KEK-u fton banorët e Hades dhe Shipitullës të nënshkruajnë kontratat për zhvendosje

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) me anë të një komunikate u ka bërë thirrje banorëve të Hades e Shipitullës që të nënshkruajnë kontratat për zhvendosje nga shtëpitë dhe pronat e tyre.

KEK-u fton këta banorë që kontratat t’i nënshkruajnë më së largu deri më 15 dhejtor.


“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) u bën thirrje banorëve të fshatrave Hade e Shipitullë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre që brenda afateve ligjore të lajmërohen në zyrat e KEK-ut- Departamenti Pronës, për të nënshkruar marrëveshjet për zhvendosje jo më vonë se deri më 15 dhjetor 2017”, thuhet në komunikatën e KEK-ut.

KEK-u më tutje në komunikatë nënshkrimin e kontratave të zhvendosjes e konsideron në të mirë të banorëve.

“Është në të mirën e banorëve dhe të gjitha palëve të interesit që ky proces të përfundojë sa më shpejt, pra brenda afateve ligjore dhe mos të kemi edhe më tutje vonesa që rrezikojnë funksionimin e mirëfilltë të korporatës”, vijon komunikata.

Sipas KEK-ut, vonesa në këtë proces po rrezikon furnizimin me energji elktrike.

“Vazhdimi i vonesave po e rrezikon vendin të mbetet pa energji elektrike, ose të paguajnë me çmimin shumëfish me të lartë për import të energjisë elektrike”, thuhet në komunikatën e KEK-ut.

“Për të dalë nga kjo situatë, KEK-u edhe një herë i bënë thirrje banorëve të fshatrave Hade e Shipitullë që të reflektojnë karshi ofertave shumë të favorshme të KEK-ut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës duke nënshkruar sa më parë marrëveshjet për zhvendosje”.

“Ky veprim mbi të gjitha duhet të shihet si obligim e interes nacional por edhe të pajtohen më të gjitha institucionet relevante dhe palët kryesore të interesit të cilat në vazhdimësi kanë bërë përpjekje që banorëve të dy këtyre fshatrave t’i ofrohen kushte me standardet më të larta ndërkombëtare për zhvendosje”, thuhet në komunkatë.

Banorët e Shipitullës dhe Hades protestuan gjatë shtatorit, pasi ekskavatorët e KEK-ut u afruan pranë shtëpive të tyre.

Në shtator Kryeministri Ramush Haradinaj dëgjoi kërkesat e banorëve dhe më pas njoftoi se u mor vesh me ta.

Në tetor Haradinaj u takua në zyrën e tij me banorë të Hades e Shipitullës, të cilët i siguroi se procesi i zhvendosjes do të përmbyllet me sukses. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori