KEK takohet me përfaqësuesit e bizneseve, flasin për tregun e hapur të energjisë

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), Dhoma e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Aleanca e Biznesit, Klubi i Biznesit, dhe Shoqata e Prodhueseve brenda OEK kanë mbajtur sot takim me zyrtarë të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).
“Përfaqësuesit e bizneseve janë mirëpritur nga Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, z. Gramos Hashani, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, dhe janë njoftuar lidhur me hapat konkretë të ndërmarrë nga KEK në kuadër të zbatimit të legjislacionit dhe rregulloreve të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), përfshirë rregulloren për Furnizim të Mundësisë së Fundit (FMF) dhe procesin e kalimit të konsumatorëve në tregun e hapur”, njofton KEK.
KEK ka njoftuar se, nga data 01.06.2025, ka filluar furnizimin e të gjitha bizneseve në tregun e hapur si FMF, në përputhje me rregulloren përkatëse të ZRRE-së.
Me këtë rast, KEK ka kërkuar bashkëpunim nga përfaqësuesit e bizneseve, me qëllim të realizimit të suksesshëm të këtij procesi të rëndësishëm për sektorin energjetik. Njëkohësisht, është theksuar se si ndërmarrje publike prodhuese, KEK është duke vepruar në zbatim të plotë të ligjeve dhe rregulloreve në fuqi të ZRRE-së.
Po ashtu, KEK ka informuar se ka filluar edhe me nënshkrimin e kontratave komerciale me ndërmarrje publike dhe biznese të interesuara për furnizim të rregullt dhe afatgjatë në tregun e hapur të energjisë.
“Është theksuar gjithashtu se, sipas rregullores së ZRRE-së, afati ligjor për ofrimin e shërbimit si FMF përfundon më 30 korrik 2025, dhe gjatë kësaj periudhe KEK është duke punuar në rritjen e kapaciteteve të saj operacionale, për t’iu përgjigjur me efikasitet kërkesave të tregut dhe bizneseve që synojnë furnizim komercial nga KEK. Me kërkesë të OEK-ut, KEK ka shprehur gatishmërinë për të qenë në dispozicion të ofrojë sqarime të vazhdueshme, si për përfaqësuesit institucionalë të bizneseve, ashtu edhe për bizneset individuale, në mënyrë që procesi të zhvillohet në transparencë dhe bashkëpunim të plotë”, thuhet në komunikatën e KEK-ut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kosova hyn në veri me biznese – gjithnjë e më shumë firma regjistrohen në ARBK

Risia më e ëmbël e verës: Akulloret Kinder dhe Nutella –akullore që s’mund t’i thuash “JO”

Plotësoja dëshirat krejt anëtarëve të familjes në një vend!

Super Viva po fiton zemrat e konsumatorëve – Ja sekretet që nuk i keni ditur!

Kur të pyesin “Kah i bjen me shku në deti?”, përgjigju...

Vendoset gurthemeli i kompleksit luksoz “Porta Rai” në Ulqin, projekt që e pozicionon Malin e Zi si një destinacion premium dhe që sjell 800 vende të reja pune

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

"Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i përgjigjet Grida Dumës

Si ndikuan sulmet e Izraelit në programin bërthamor të Iranit?

Sondazhi i ri i UBO Consulting: LVV e para, pasohet nga PDK

Pse Hulk Hogan ka 'trupin e një 140-vjeçari'? Mediat ndërkombëtare zbulojnë të vërtetën e thashethemeve për 'shtratin e vdekjes'

Lufta Iran-Izrael: Shtatë ditë nga fillimi i sulmeve, tensionet vazhdojnë

SHBA dhe Gjermania dërgojnë 14 aeroplanë me pajisje ushtarake në Izrael