KEK s’i del në “fjalë” Qeverisë

Anjeta Zeqiraj- Saraqi, asistente e Drejtorit Menaxhues të KEK-ut ka pohuar për Tribuna se KEK-u po kërkon nga Qeveria që të shtyjë kthimin e interesit për vitin 2012 dhe 2013 për kredit e marra nga vitet 2008-2012.
Sipas sajë vlera e interesit për vitin 2012 është rreth 8.3 milionë euro, përderisa nuk ka treguar se sa është vlera totale e borxhit që KEK i ka Qeverisë. Ajo sqaron se, kthimi i interesit dhe i principalit është ndërprerë me vendim të Komisionit ndërministror për Ndërmarrjet Publike më herët dhe arsyeja është ngase interesi i marrëveshjeve nuk është parapa me tarifat e aprovuara nga ZRrE. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/08/2013





































