LAJMI I FUNDIT:

KEK njofton se blloku A3 do të ndalet për disa ditë – nuk pritet të ketë reduktime të rrymës

KEK njofton se blloku A3 do të ndalet për disa ditë – nuk pritet të ketë reduktime të rrymës
Foto: Ilustrim

Korporata Energjetike e Kosovës njoftoi të premten se njësia A3 planifikohet të ndalet për një periudhë 4-5 ditore.

Lidhur me këtë, KEK tha se ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të planifikuara, kështu që nuk pritet të ketë reduktime të energjisë elektrike.

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton se njësia A-3 është në punë por planifikohet për ndalje 4-5 ditore. Lidhur me këtë, KEK ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të planifikuara, kështu që nuk pritet të ketë reduktime të energjisë elektrike”, thuhet në njoftimin për media.

Telegrafi ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e KEDS-it, Viktor Buzhala, i cili gjithashtu ka konfirmuar se nuk pritet të ketë reduktime të energjisë elektrike. /Telegrafi/