LAJMI I FUNDIT:

KEDS: Për shkak të erërave të forta, disa dalje janë jashtë funksionit

KEDS: Për shkak të erërave të forta, disa dalje janë jashtë funksionit

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS), ka njoftuar të shtunën se për shkak të erërave të forta që kanë përfshirë disa rajone të Kosovës, disa dalje janë jashtë funksionit.

Sipas njoftimit, rajonet më të prekura momentalisht janë Gjakova, Malisheva dhe Peja, ndërkaq, sipas parashikimeve, pritet që mot i lig të mbretërojë edhe në rajonet e tjera të Kosovës.


Fundjava vranët, reshje shiu e shkarkime rrufesh
Lexo po ashtu Fundjava vranët, reshje shiu e shkarkime rrufesh

“Për shkak të erërave të forta që kanë përfshirë disa rajone të Kosovës, disa dalje janë jashtë funksionit. Rajonet më të prekura momentalisht janë Gjakova, Malisheva dhe Peja, ndërkaq, sipas parashikimeve, pritet që mot i lig të mbretërojë edhe në rajonet e tjera të Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.

KEDS tutje ka bërë të ditur se ekipet janë mobilizuar në terren në mënyrë që dëmet e shkaktuara të evitohen sa më parë dhe konsumatorëve t’u kthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike, për çka kanë kërkuar mirëkuptimin e tyre.

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Sipas IHMK-së, vranësirat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Instituti po ashtu ka bërë të ditur se për shkak të ndryshimeve të mëdha të situatës termike në troposferë, ka mundësi që në disa zona këto reshje të jenë edhe në formë breshëri.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë. /Telegrafi/