Një pamje e bukur e mbushur me gjelbërim është plotësuar këto ditë me shtylla të bardha betoni, me të lënë rrugën Deçan-Gjakovë, në të majtë të saj, në Irzniq.
Fshati në afërsi të Deçanit, shtrihet në rrafsh, përballë Bjeshkëve të Nemuna në anën tjetër. Përderisa largpërçuesi gjarpëron skaj rrugës nga rrafshi, drejt maleve, që fillojnë të theksohen në Ratish.
Ai që njihet si Largpërçuesi i Lumëbardhit (LP), në gati 5 kilometrat e tij është rinovuar komplet, janë ndërruar shtyllat, si dhe përçuesit dhe pajisjet përcjellëse. Aty, tashmë gjithçka është e re.
Ky largpërçues, dekada me radhë kishte probleme të theksuara në furnizimin me energji elektrike, pasi ndikohet nga faktorët atmosferikë, sidomos gjatë dimrit në zonat malore. Por, tashmë gjithçka është tejkaluar. Rreth pesë mijë banorë do të hyjnë në dimër me një brengë më pak, që po zgjaste për gati gjysmë shekulli.
Asllan Hasani, i pari i fshatit Ratish, falënderon KEDS-in për këtë investim.
“Ky është projekt jetik për ne. Rrjeti i ri po na gëzon tej mase, pasi jemi ballafaquar më herët me shumë peripeci. Për 40 vjet me radhë, vazhdimisht më është dashur që të jem në gjendje gatishmërie për ndonjë të papritur në rrjetin elektrik. Tash erdhi koha që të pensionohem”, thotë Hasani.
Ai nuk e fshehte aspak gëzimin për këtë investim.
“Po na largohet vërtet një barrë e rëndë. Jeta, sidmos gjatë dimrit, vështirësohet shumë në këto anë për shkak të terrenit malor. Por, kjo infrastrukturë e re na lehtëson shumë”, shton ai.
Largpërçuesi i Lumbardhit ishte më problematiku në Komunën e Deçanit. Duke e parë këtë gjendje të trashëguar, KEDS përmes ekipeve të veta të Mirëmbajtjes kishte bërë projektin dhe realizimin e kishte filluar gjatë verës. Ky projekt është finalizuar këto ditë dhe vlerësohet që tejkalon problemet për një kohë të gjatë.
KEDS është duke investuar në dhjetëra lokalitete vetëm sivjet, në mënyrë që rrjeti elektrik të jetë sa më modern dhe të përballojë kërkesën në rritje për energji elektrike dhe të ndikohet sa më pak nga faktorët atmosferikë.
Deri tash, gjatë tetë vjetëve të operimit KEDS ka realizuar mbi 1500 projekte, prej nga kanë përfituar qindra mijë konsumatorë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
Burimet e rinovueshme përbëjnë më shumë se 30 për qind të prodhimit të energjisë elektrike në botë
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani - Fito pagë mujore gjatë studimeve
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
E len kerrin e vogël, e merr kerrin e madh “00” dhe i’a mësyn rrugëve të gjata - Auto Mita
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?