LAJMI I FUNDIT:

KEDS licensohet profesionalisht për siguri e shëndet në punë

KEDS licensohet profesionalisht për siguri e shëndet në punë

KEDS është licencuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për ushtrimin e punëve profesionale nga Siguria dhe Shëndeti në Punë.

Sipas njoftimit për media licenca i mundëson kompanisë për të bërë vlerësimin e riskut dhe përpilimin e dokumentit për vlerësimin e riskut, inspektimin dhe testimin sistematik të mjeteve të punës, si dhe për përgatitjen e realizimit të programit për trajnimin e punonjësit për kryerjen e sigurt të punës.


“KEDS ka investuar në certifikimin e personave si ekspertë të sigurisë dhe shëndetit në punë në vitet 2017 dhe 2019. Deri më tani janë 8 ekspert të sigurisë dhe shëndetit në punë, të shpërndarë në shtatë distriktet e Kosovës, kështu duke përmbushur me sukses obligimet ligjore. Me moton zero aksidente në punë, KEDS është duke punuar fuqishëm në mirëqenien e punëtorëve të vet. KEDS në vazhdën e rritjes së sigurisë në punë dhe arritjen e këtij misioni ka ndërtuar qendrën e trajnimit ngjitur me Parkun e Biznesit në Drenas. Aty vazhdimisht trajnohen punëtorët e kompanisë në një program që zgjat 4 ditë. Në fund testohen dhe secili nga ta e obligative t’i kalojë testet me sukses dhe të certifikohet, në të kundërtën rikthehet nga fillimi deri në certifikim”, thuhet në njoftim.

Të njëjtën kohë, të gjithë punëtorët janë të pajisur me të gjitha pajisjet mbrojtëse të sigurisë dhe e kanë obligim që t’i kenë me vete vazhdimisht.

“Vetëm gjatë dy viteve të fundit, nga ndërmarrja e këtyre masave për siguri e shëndet në punë kompania ka arritur t’i ulë aksidentet në punë në shkallën 40 për qind. Në bazë të kësaj ecurie parashihet që shumë shpejt ky numër të bije në zero, duke e përmbushur komplet misionin. Lidhur me këto masa kompania është vlerësuar shumë edhe nga BSPK dhe sindikatat tjera, sikurse nga inspektoriati i punës. KEDS vizitohet vazhdimisht edhe nga kompanitë e rajonit për të ndjekur hapat e njëjtë të masave të sigurisë, përkatësisht pajisjet dhe trajnimet”, thekson tutje njoftimi.