Linja e Tensionit të Mesëm 35kV nga Prizreni deri në Zhur, nga tash e tutje e ka të integruar një pajisje të veçantë për detektimin e prishjeve.
Më herët, kur në këtë linjë paraqitej ndonjë defekt, ekipet detyroheshin ta përcjellin në këmbë komplet gjatësinë e saj dhjetëra kilometërshe në mënyrë që të lokalizohej ajo, ndërkaq tash defekti do të lokalizohet në momentin që ndodh, përmes monitorimit nga disatanca.
Kjo do të ndikojë në zvogëlimin e kohëzgjatjes së ndërprerjeve të energjisë, lokalizimin e shpejtë, rritjen e efikasitetit dhe intervenimin e menjëhershëm nga ekipet e KEDS. Pra, dhjetëra mijë konsumatorë të asaj ane do të kenë shërbime shumë më efikase.
Pajisja elektronike do të monitorojë gjatë tërë kohës linjën ajrore dhe do të ofrojë informacion të saktë rreth avarisë në Qendrën Kryesore të Kontrollit – SCADA ndërkaq indikatorët e instaluar në një pozicion strategjik, do të mundësojnë që ekipet lehtësisht ta shohin nga distanca përmes dritës (LED) vezulluese që do të ndezët.
Në rast se defekti ka ndodhur midis nënstacionit të furnizimit dhe vendit se ku janë vendosur indikatorët atëherë do të nënkuptohet që prishja ka ndodhur në atje pjesë. Pra, në momentin që ndodh ndonjë e papritur, në qendrën SCADA do të pranohet një mesazh alarmi, i cili do të ofrojë informata të sakta rreth ndodhisë në rrjet.
KEDS do të vazhdojë instalimin e detektorëve edhe në linjat tjera problematike ndërsa mbetet e përkushtuar që të ofrojë shërbime sa më kualitative të furnizimit me energji për konsumatorët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit