Në qytetin e Vushtrrisë, një lagje e tërë ka filluar të transformohet. E shtrirë pjesërisht në rrafshinën e Novosellës, nga ku shihen kodrat e Gorelakut në largësi, kësaj zone po i bëhet zgjidhje njëherë e mirë me furnizimi të energjisë elektrike. Rrjeti elektrik që dikur kalonte nëpër fusha e toka private, sot po bartet përskaj rrugës.
Në lagjen “Bahri Kuçi” të Vushtrrisë, KEDS është në përfundim të investimeve në rrjetin elektrik, ku shtyllat e vjetra të drurit që dikur ishin vendosur nga vetë banorët, sot po zëvendësohen me shtylla krejt të reja të betonit e me kabllo që do të rrisin sigurinë e furnizimit dhe sigurinë në komunitet.
Linja e tensionit të ulët dhe atij të mesëm po bëhet e re, e për të përballuar kërkesën e furnizimit me energji atje është vendosur edhe një trafo.
Më parë, banorët e kësaj lagje ishin në hallë me energji jo kualitative ndërsa nga rreziku që i kanoste fëmijët e tyre për shkak të shtyllave, ata detyroheshin që fëmijët t’i dërgonin vetë në shkollë.
Një banor i këtij fshati, i cili në oborrin e tij ka edhe punëtori ku realizon punë të ndryshme, tregon se sa i rëndësishëm është për të një investim i tillë nga KEDS.
“Unë bëj punimin e pjesëve të ndryshme për makina bujqësore. Përpara kemi pasur shumë probleme me rrymë. Rryma ka qenë shumë e dobët e nganjëherë edhe pajisjet ndaleshin. Tash falë këtij investimi të KEDS-it, rrjeti qysh po e shoh po bohet i ri, një trafo është vendosur në fshat dhe nuk besoj që kemi për të pasur problem”, tregon Sheremet Ademi.
Ndërkaq, Bajram Hyseni, tregon sesi ndër vite në këtë zonë është rritur me të madhe ndërtimi i shtëpive të reja, ndërsa investimet e KEDS i ka pritur me padurim.
“Unë kur jam dal këtu para 20 vite, kam qenë i fundit. Pas këtyre viteve, janë bërë me qindra shtëpi të reja. Kur patëm dal këtu, ne si banorë vet e patëm sjell rrymën e disa shtylla. Mirëpo më vonë janë shfaqur problemet. Tash, KEDS ka bërë një investim të jashtëzakonshëm, të gjitha janë përmirësuar. Është duke u bërë një punë aq e mirë sa po na duket pak e pabesueshme”, përfundoi Hyseni.
Sipas KED-it, këto investime janë përmbushje e premtimeve për konsumatorët.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Shtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Modë apo relaks?
Eksploro natyrën me stil dhe komoditet me ofertat e Melodia Px për Ditën e Punëtorëve!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre