Ditëve të fundit, Rugova është ballafaquar me kushte tejet të rënduara atmosferike të cilat kanë ndikuar edhe në furnizimin me energji elektrike për konsumatorët e asaj ane. Kjo pasi rrjeti energjetik në gjatësi prej 89km, i cili furnizon atë pjesë kalon thuajse komplet nëpër Bjeshkët e Nemuna.
Kështu thuhet në një njoftim të KEDS-it, ku theksohet se ndërhyrja në raste të avarisë në rrjet atje është mjaft sfiduese sidomos gjatë dimrit, duke pas parasysh terrenin malor e të thepisur, ku dendësia e borës arrin deri në 1m.
“Kjo vështirëson tej mase intervenimin pasi ekipet tona nuk mund të depërtojnë me makineri deri tek prishja, por duhet në këmbë të inspektojnë tërë gjatësinë e linjës dhe të bartin materialet fizikisht. Kështu, edhe sanimi i prishjeve merr më shumë kohë sesa në vendet ku linjat janë të qasshme lehtësisht. Përkundër vështirësive të terrenit dhe dimrit të ashpër, KEDS ka dërguar dhjetëra ekipe nga e gjithë Kosova për ta sanuar sa më shpejtë secilën prishje që është paraqitur atje. Furnizimi është bërë me vështirësi, por asnjë konsumator nuk ka mbetur pa energji për 40 ditë rresht, sic pretendohet në media. Rrjeti i trashëguar në Rugovë ndër vite është mirëmbajtur, përforcuar dhe riparuar”, thuhet në njoftim.
KEDS thekson se në vitet e para të operimit, menjëherë ka bërë rehabilitimin e të gjitha trafove, sikurse ka shtuar numrin e tyre aty ku ka pasë nevojë. Fundvitin e kaluar, duke e parë situatën e vështirë të operimit, KEDS së bashku me Komunën e Pejës bashkuan forcat që të ndërtojnë linjën komplet të re të Tensionit të Mesëm, e cila në pjesën më të madhe do të jetë nëntokësore.
“Kostoja e këtij investimi kap vlerën e mbi 2 milionë eurove. Ajo ka nisur të ndërtohet në fund të vitit të kaluar dhe sivjet parashihet të kryhet një pjesë e konsiderueshme e saj. Me përfundimin e këtij investimi, pritet që faktorët e jashtëm, si kushtet atmosferike apo ato të terrenit të kenë ndikim minimal apo të mos ndikojnë fare”, thuhet në njoftim.
Sipas KEDS, ky është fakt i besueshëm, kur kihet parasysh fakti që aty ku ka investuar KEDS, nuk ka më problem me rrjetin elektrik.
E kjo ka ndodhur në qindra lokalitete të Kosovës, duke përfshirë qindra mijë konsumatorë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre