LAJMI I FUNDIT:

KE: Rritja ekonomike e Maqedonisë këtë vit do të jetë 1.7 për qind

KE: Rritja ekonomike e Maqedonisë këtë vit do të jetë 1.7 për qind

Komisioni Evropian në raportin e fundit ekonomik të vjeshtës parashikon se Maqedonia do të përfundojë vitin me rritje ekonomike prej 1.7 për qind.

Në raport thuhet se lëvizjet ekonomike dhe investimet në gjysmën e parë janë ulur për shkak të krizës së vazhdueshme politike, por siç theksohet, me qeverinë e re e cila erdhi në qershor dhe e cila paralajmëron se është e përkushtuar për zbatimin e reformave strukturore dhe fiskale dhe mbështetje në kërkesat e brendshme dhe punësime, pritet që interesi i investuesve të kthehet, ndërsa aktiviteti ekonomik të përforcohet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për vitin e ardhshëm, KE parashikon rritje në BPV-së të Maqedonisë prej 2,7, dhe në vitin 2019 për 3,2 për qind. Parashikohet edhe rritje e mëtejshme e punësimit dhe ulje e shkallës së papunësisë në vitin e ardhshëm në 21,4, ndërsa në 2019 në 21 për qind.

KE ka parashikime optimiste për zhvillimin e ekonomisë së Maqedonisë dhe pret që rritja e BPV-së më së shumit të ndikojë në kërkesat dhe konsumin vendor. Ndikimi pozitiv do të jetë edhe rritja e pagave minimale, si dhe investimet publike.

Rritja ekonomike, sipas KE-së, mundet sërish të ngadalësohet në rast të përkeqësimit të mëtejshëm të situatës politike, e cila, siç vlerëson, mbetet e brishtë, por megjithatë, rreziku për atë tani është shumë më i ulët se në gjysmën e parë të vitit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori