LAJMI I FUNDIT:

KE: Përparimi në fushën e arsimit në Maqedoni ka qenë i ngadaltë

KE: Përparimi në fushën e arsimit në Maqedoni ka qenë i ngadaltë

Në fushën e arsimit, vendi është i përgatitur mesatarisht, thuhet në raportin Komisioni Evropian për Maqedoninë e Veriut. Përparimi në zbatimin e masave të Strategjisë së Arsimit 2018-2025 ka qenë i ngadaltë dhe rekomandimet nga raporti i vitit 2019 janë përmbushur vetëm pjesërisht dhe mbeten të vlefshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Progres është bërë me miratimin e ligjeve të reja për arsimin fillor dhe për mësuesit dhe bashkëpunëtorët profesionalë në shkollat ​​fillore dhe të mesme, si dhe me reformat në arsimin dhe aftësimin profesional.


Në vitin e ardhshëm, vendi duhet të angazhohet për zbatimin e kornizës së re të arsimit strategjik, veçanërisht qëllimet për arsimin parashkollor, rritjen e mbështetjes për trajnimin dhe zhvillimin profesional të mësuesve dhe sigurimin e një procesi efikas vlerësimi dhe përmirësimin e aksesit në arsimin cilësor për të gjithë, veçanërisht për fëmijët parashkollorë, fëmijët me aftësi të kufizuara dhe komunitetin rom.

Raporti thekson se sistemi arsimor është i prirur ndaj ndikimit politik dhe korrupsionit, ndarjet etnike vazhdojnë dhe pengesat për arsimin e integruar mbeten.

Aksesi në arsim të rregullt për fëmijët me aftësi të veçanta mbetet i kufizuar dhe mungon qasja në objektet shkollore, materialet adekuate të të mësuarit mungojnë dhe mbështetja e mësuesve është e pamjaftueshme. Fëmijët dhe nxënësit romë vazhdojnë të përballen me pengesa në arsimin e rregullt dhe cilësor, por që ligjet e reja parashikojnë përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe përfshijnë masa për përfshirje më të madhe dhe forcimin e zhvillimit profesional të mësuesve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Siguri
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajme
Kalo në kategori