LAJMI I FUNDIT:

KE paralajmëron Shqipërinë: Tërhiqni skemën e pasaportave të arta, ose rrezikoni pezullimin e vizave

KE paralajmëron Shqipërinë: Tërhiqni skemën e pasaportave të arta, ose rrezikoni pezullimin e vizave

Shqipëria duhet të frenohet nga zbatimi i Programit të Pasaportës së Artë të njohur edhe si Skema e Shtetësisë së Investitorëve dhe të shfuqizojë bazën ligjore për një program të tillë, duke aplikuar ndryshime të reja në Ligjin për Shtetësinë.

Ky rekomandim erdhi nga Komisioni Evropian në raportin e tij të pestë në kuadër të mekanizmit të pezullimit të vizave. Komisioni thekson se avancimi në një program të tillë mund të çojë në pezullimin e regjimit të vizave.


“Ky mbetet një shqetësim i madh për BE-në në kuadrin e marrëveshjes së saj pa viza me Shqipërinë. Komisioni mendon se, nëse skema të tilla vlerësohet se përbëjnë një rrezik në rritje për sigurinë e brendshme dhe politikën publike të Shteteve Anëtare, atëherë regjimi pa viza mund të pezullohet”, thuhet në rekomandim.

Komisioni thekson faktin se Shqipëria ka ndjekur shumicën e rekomandimeve të bëra prej tij më parë, megjithatë thotë se janë paraqitur edhe masa që bien ndesh me rekomandimet e tij në lidhje me përafrimin dhe programin e shtetësisë, duke theksuar përparimin e mëtejshëm që nevojitet për çështje specifike, ndër të cilat heqja dorë nga planet e skemës së Pasaportës së Artë.

Paralajmërimi i ri vjen në kohën kur projekti i Marinës së Jahteve në Durrës nisi në 8 dhjetor shitjen e apartamenteve. Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe konsorciumit të Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a., dhe Nshmi Development L.L.C”, parashikon veç të tjerash që :”investitorët e huaj të cilët blejnë drejtpërdrejt nga prona e Investitorit Strategjik në Projekt, të kenë të drejtë të aplikojnë për shtetësi dhe/ose rezidencën e përhershme të Republikës së Shqipërisë.

Skema e pasaportës së artë i jep të drejtë shtetasve të huaj të marrin pasaportën shqiptare në këmbim të investimeve me një vlerë të caktuar në vend.

Shqipëria është vendi i tretë i Ballkanit pas Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut që po bëhet gati të aplikojë pasaporta përmes investimit – por zbatimi i këtyre programeve në shtete të tjera ka treguar se sfidat e sigurisë janë të mëdha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori