LAJMI I FUNDIT:

Kë nga artistët shqiptarë ndjekin Rita Ora, Bebe Rexha e Dua Lipa në Instagram? (Foto)

Kë nga artistët shqiptarë ndjekin Rita Ora, Bebe Rexha e Dua Lipa në Instagram? (Foto)

Shumë emra të njohur shqiptarë kanë arritur të depërtojnë në tregun ndërkombëtar.

Ishte viti 2012 kur e gjithë bota njohu Rita Orën, vajzën e talentuar nga Kosova, e cila u fut fuqishëm në tregun e muzikor me disa hite, shkruan Telegrafi.

Vitet më pas sollën edhe dy emra të tjerë të njohur si Bebe Rexha dhe Dua Lipa, e cila së fundmi është duke kryesuar majat e top listave amerikane.


Jo më pak me fat ka qenë edhe artistja tjetër kosovare Era Istrefi, e cila karrierën e filloi në tregun shqiptar, duke vazhduar më pas në atë të huaj.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Era është shumë e afërt me shumë prej artistëve shqiptarë, kjo ngasse përveç kolegjialitetit, ka pasur rastin edhe të takohet me disa prej tyre. Si rrjedhojë, ajo ndjek shumë prej tyre në rrjetet sociale.

Por, sa miqësi kanë me artistët shqiptarë Rita Ora, Dua Lipa e Bebe Rexha, të cilat nuk janë rritur në trevat shqiptare.

Në fakt, po të shohësh Instagramin e tyre, mund të vëresh se ato ndjekin disa prej ermave shqiptarë, të dëshmuar në sferën e muzikës.

Në qoftë se shohim listën e personave që ndjekë këngëtarja Dua Lipa në Instagram, aty mund të gjesh plot katër emra nga estrada: Ledri Vulën, Era Istrefin, Dafina Zeqirin dhe Vesa Lumën.

Personazhet VIP nga estrada shqiptare që Dua Lipa ndjek në Instagram

Njëherësh ajo ndjek në Instagram edhe prezantuesen e njohur kosovare Liberta Spahiun.

Bebe Rexha ndjek më pak artistë shqiptarë në Instagram. Në listën e saj të personave që ndjekë, te Bebe figurojnë vetëm Rita Ora, Enca Haxhia dhe më e çuditshmja, këngëtarin nga Mitrovica Seven Saraqin, për të cilin nuk është se dihej për një miqësi mes tyre.

Personazhet VIP nga estrada shqiptare që Bebe Rexha ndjek në Instagram

Ndërkohë, Rita Ora ndjek mi 840 njerëz në Instagram, por mes tyre nuk është asnjë këngëtarë nga tregu muzikor shqiptar.

Vite më parë thuhej se Rita kishte simpati të veçantë për Ledrin dhe Dafinën, të cilët edhe i ndiqte në Instagram, por sot ata të dy nuk figurojnë në listën e saj të ndjekësve.

Lista e personazheve VIP që Rita Ora ndjek në Instagram

E vetmja artiste shqiptare që Rita Ora ndjek është Bebe Rexha, me të cilën edhe ka pasur rastin të takohet disa herë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Sfida e pazakontë e Vëllait të Madh për G Banin dhe Laertin: Kërce tango sikur të kruhet hunda

Sfida e pazakontë e Vëllait të Madh për G Banin dhe Laertin: Kërce tango sikur të kruhet hunda

Magazina
Publikohen fotografitë e fundit të Gene Hackman dhe gruas së tij: Nuk janë parë së bashku për më shumë se 20 vjet

Publikohen fotografitë e fundit të Gene Hackman dhe gruas së tij: Nuk janë parë së bashku për më shumë se 20 vjet

Magazina
Justin Bieber shqetëson fansat me një video të re në Instagram

Justin Bieber shqetëson fansat me një video të re në Instagram

Magazina
Sekuestrohen ilaçe dhe pajisje celulare nga shtëpia ku Gene Hackman dhe gruaja e tij vdiqën në rrethana 'të dyshimta'

Sekuestrohen ilaçe dhe pajisje celulare nga shtëpia ku Gene Hackman dhe gruaja e tij vdiqën në rrethana 'të dyshimta'

Magazina

"Ai s'ka me qenë kurrë i yti", Xheneta i përgjigjet komentit për Gjestin

Magazina
Publikohen pamjet kur Gjesti kapërcen murin rrethues të Big Brother VIP Albania

Publikohen pamjet kur Gjesti kapërcen murin rrethues të Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori