KE i FFK-së mbajti mbledhjen urgjente lidhur me zhvillimet e fundit, inkurajohet skuadra e Kosovës të vazhdojë me paraqitje dinjitoze

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mbajti sot (e hënë) mbledhjen tjetër urgjente nën drejtimin e nënkryetarit Bakir Burri, pas zhvillimeve të javës së kaluar në lidhje me presidentin Agim Ademi dhe veprimet dhe shqetësimet e krijuara në hotelin ku është i akomoduar ekipi kombëtar – thuhet në njoftim.
“Në mbledhjet e kaluara, për shkak të mungesës së informacioneve zyrtare se çfarë po ndodhë, KE i FFK-së nuk ka mundur të ndërmarrë asnjë veprim, por tani kur është informuar nga deklaratat publike nga policia dhe prokuroria lidhur me rastin si dhe informatat e marra, shpreh gatishmërinë dhe vullnetin që këto çështje, përveç në organet e hetuesisë, konform statutit dhe akteve normative t’i adresojë edhe në Komisionin Disiplinor dhe të Etikës të FFK-së, në mënyrë që çdo parregullsi apo shkelje potenciale, që mund të ketë ndodhur, të trajtohet me kujdesin dhe seriozitetin më të madh si dhe kërkon që ky komision të marrë verdiktin bazuar në aktet e saj normative”.
“KE shpreh shqetësimin në lidhje me të gjitha veprimet që kanë ndodhur me datë 21 mars, në zyrat e FFK-së dhe ndaj stafit të Kombëtares në hotelin ku është i akomoduar, nga disa policë civilë, të cilët kanë ndërhyrë pa u prezantuar fare dhe pa asnjë dokumentacion, gjë e cila dëshmohet edhe në komunikatën e policisë, sepse nuk ka pasur asnjë shkresë zyrtare deri më datën 22 mars 2023. Këto veprime pa bazë ligjore, KE do t’i adresojë pranë organeve përkatëse të Kosovës”.
“Gjithashtu, KE i FFK-së vendosi që t’i informojë instancat më të larta ku bënë pjesë, UEFA-n dhe FIFA-n dhe t’ua paraqesë një raport të detajuar mbi zhvillimet e fundit dhe njëherësh t’i mbajë të informuara në vazhdimësi”.
“KE edhe një herë rithekson gatishmërinë për të bashkëpunuar me çdo institucion të Kosovës, të UEFA-s dhe FIFA-s për adresimin e të gjitha çështjeve dhe parregullsive potenciale, të cilat kanë mundur të ndodhin, si pranë organeve të saj përkatëse, po ashtu edhe atyre shtetërore”.
“KE i siguron të gjithë se çdo boshllëk eventual do të plotësohet konform dispozitave të statutit në fuqi”.
“Njëherësh, KE shpreh indinjatën në lidhje me veprimet dhe shqetësimet që kanë ndodhur në ambientet ku ishte Kombëtarja e Kosovës dhe në selinë e FFK-së, e që sipas bindjes së KE të FFK-së, një pjesë e tyre kanë qenë pa bazë ligjore dhe kanë fyer dinjitetin e ekipit dhe stafit të Kombëtares”.
“KE shpreson se në ditët në vijim të gjitha këto shqetësime të sqarohen dhe organet kompetente të vendosin konform rregullave dhe procedurave dhe të ndihmojnë Kombëtaren e Kosovës dhe FFK-në në përfaqësimin e saj dinjitoz në arenën ndërkombëtare”.
“KE inkurajon ekipin dhe stafin e Kombëtares që të mos ndikohen nga këto zhvillime dhe të vazhdojnë të japin paraqitje dinjitoze në ndeshjen kundër kombëtares së Andorrës, ashtu sikurse në ndeshjen kundër kombëtares së Izraelit”, thuhet në njoftimin e plotë.
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Si e kishte parashikuar saktë nëna e ndjerë e Adriano Gallianit rrugëtimin e Monzas për në Serie A

Pochettino e do njërin ndër yjet më të mëdhenj të Real Madridit te Chelsea

Drejtori në largim i Barcelonës zbulon se çfarë po ndodhë me rastin e Messit

Vetëm 15 vjeç, por talenti i Barcelonës ka shënuar njërin ndër golat më të bukur të këtij sezoni

Asensio pritet të largohet nga Real Madridi brenda 24 orëve

Zyrtare: Rummenigge rikthehet te Bayerni

Imagine Films Sh.P.K

Nina Boxes NPSH

Imagine Films Sh.P.K

Brace Law

NextSEO

Shitet banesa 121.52m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Me fletë poseduese dhe në qendër të Prishtinës kjo banesë ofrohet për blerje ID-194

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje
Më të lexuarat

Serwer: Për situatën në veri, SHBA-ja po mbështetë 100 për qind Serbinë

Kurti për The Guardian: Deklarata e Blinkenit ishte e padrejtë, e gabuar dhe shumë naive

Hoxha: Kurti mund të shkarkohet apo të dorëhiqet

Si t'i njohim huliganët në një protestë: Këto janë detajet që i dallon ata, tregon eksperti serb

Presidenti kroat komenton zhvillimet në veri: Serbia duhet ta kuptojë se Kosova është e pavarur

Kryetari i Zubin Potokut: Do t’i dëgjoj rekomandimet e ShBA-së, sot e kam ushtruar detyrën në Çabër