LAJMI I FUNDIT:

KDI dënon gjuhën denigruese dhe sulmet fizike brenda punimeve të seancës në Prizren

KDI dënon gjuhën denigruese dhe sulmet fizike brenda punimeve të seancës në Prizren

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka përcjellë me shqetësim punimet e seancës së Kuvendit të Komunës së Prizrenit të 31 korrikut, ku diskutimet kanë degraduar në sulme verbale dhe fizike, në mes asamblistit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bardh Avdaj dhe kryesuesit të Kuvendit, Artan Abrashi.

Kështu thuhet në komunikatën për media të KDI-së.


“Veprimet dhe përplasjet e anëtarëve të Kuvendit të Komunës në seancën e sotme bien ndesh me vlerat dhe normat demokratike në të cilat duhet të zhvillohen punimet e Kuvendit. Angazhimi i anëtarëve të kuvendit duhet të jetë në përfaqësimin e interesave, ngritjen e çështjeve dhe shqetësimeve të qytetarëve, andaj çdo tejkalimi i këtij parimi shkel mandatin dhe përgjegjësinë e këshilltarit si përfaqësues i qytetarëve”, thuhet në këtë komunikatë.

Sipas këtij njoftimi KDI u bën thirrje anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prizrenit të përmbahen nga gjuha denigruese, sulmet verbale dhe fizike.

“Njëkohësisht kërkon nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës të vë në përdorim respektimin e plotë të Rregullores së punës dhe të ndërmarrë masa adekuate ndaj anëtarëve të këtij institucioni që përdorin gjuhë denigruese dhe sulme verbale dhe fizike  ndaj anëtarëve të kuvendit”, përfundon komunikata. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori