LAJMI I FUNDIT:

KBM: Zëvendëskryeministri ekonomik sipas programit qeveritar, transparencë dhe dialog me biznesin

KBM: Zëvendëskryeministri ekonomik sipas programit qeveritar, transparencë dhe dialog me biznesin

Qeveria të emërojë zëvendëskryeministër për çështje ekonomike sipas programit dhe planit të vet, por, gjithsesi, të vendosë edhe mekanizma dhe rregulla për proces transparent konsultativ me të gjitha grupet e prekura të interesit, konsideron Konfederata e biznesit e Maqedonis (KBM), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Konfederata e biznesit, siç kumtoi kryetari i saj, Mile Boshkov, pret që qeveria e re t’i respektojë dhe zbatojë praktikat e deritanishme të konsultimeve dhe dialogut me përfaqësuesit e të gjitha grupeve të interesit të qytetarëve, subjekteve juridike dhe private, ndërkaq për vendosje të dialogut transparent dhe konsultativ socio-ekonomik, propozon funksione të rotacionit të kryetarëve të Këshillit ekonomiko-social dhe të Këshillit nacional për sipërmarrësi dhe konkurrencë, njofton AIM.


KBM thekson se në interes të përmirësimit të krijimit të politikave ekonomike dhe përmirësimit të konkurrencës së ekonomisë së Maqedonisë, qeveria dhe mbarë komuniteti afarist e riafirmuan dhe formuan Këshillin nacional për sipërmarrësi dhe konkurrencë. Propozimet politikat e Konfederatës së biznesit të Maqedonisë për ambient më të mirë afarist janë të kapshme në faqen www.bcm.mk /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori