Aktorja dhe këngëtarja e famshme amerikane,Katharine McPhee, ka ndarë një lajm të bukur me fansat e saj.

Ylli i “American Idol” konfirmoi së fundmi se ajo dhe bashkëshorti i saj, muzikanti David Foster, do bëhen prindër.


McPhee i dha një përshkrim fotografisë duke publikuar dy ‘emoji’ zemra blu dhe një flutur në mes.

Të njëjtit u martuan në një kishë në Londër në qershor të vitit 2019.

Çifti u takuan për herë të parë në vitin 2006 kur McPhee ishte një garues në sezonin e pestë të "American Idol" dhe Foster ishte një ‘mentore’ e shout.

Foster i propozoi partneres së tij në korrik të vitit 2017 me një unazë të madhe diamanti ndërsa dyshja ishin me pushime në Itali.

David Foster and Katharine McPhee 2020 vanity fair party billboard 1548 1602191608  1 David Foster dhe Katharine (Foto: Getty Images)

Kjo është martesa e pestë e Fostër dhe e dyta për McPhee.

Foster tashmë është baba i Sara, 39 vjeçe, Erin, 38 vjeç dhe Jordan, 34 vjeçar, të cilat ai i ka me gruan e dytë Rebecca Dyer, si dhe vajzat Allison, 50vjeçe dhe Amy, 46 vjeçe, nga marrëdhëniet e kaluara. /Telegrafi/