LAJMI I FUNDIT:

Katërvjeçarja zbulon gjurmë të dinozaurit në një plazh të Uellsit

Katërvjeçarja zbulon gjurmë të dinozaurit në një plazh të Uellsit

Një gjurmë dinozauri e ruajtur mirë është zbuluar nga një vajzë katër-vjeçare në një plazh të Uellsit.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Lily Wilder e zbuloi atë në Bendricks Bay, Barry në Luginën e Glamorgan – dhe shkencëtarët besojnë se kjo mund të ndihmojë në përcaktimin e mënyrës se si ecnin dinozaurët.

Gjurma, e gjetur në muajin janar, daton prej 220 milionë vitesh dhe ishte ruajtur në baltë.


Derisa është e pamundur të vërehet se nga cilit lloj të dinozaurit i përket, gjurma është e gjatë 10 centimetra dhe ka të ngjarë të jetë lënë nga një dinozaur i gjatë rreth 75 centimetra.

Kuratorja e paleontologjisë së Muzeut Kombëtar të Uellsit, Cindy Howells e përshkroi gjetjen si “ekzemplarin më të mirë të gjetur ndonjëherë në këtë plazh”.

“Ishte Lily dhe Richard (babai i saj) ata që zbuluan gjurmën”, tha mamaja Sally.

“Lily e pa atë kur ata ishin duke ecur së bashku dhe tha ‘babi shiko’”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Forcat ukrainase godasin sistemin raketor rus që kushton 10 milionë dollarë

Forcat ukrainase godasin sistemin raketor rus që kushton 10 milionë dollarë

Evropa
Moti i ligë godet Kroacinë, shikoni çfarë përjetuan njerëzit në det të hapur në Split

Moti i ligë godet Kroacinë, shikoni çfarë përjetuan njerëzit në det të hapur në Split

Kroacia
Forcat izraelite hyjnë në Liban - duan çmontimin e bazave të Hezbollahut

Forcat izraelite hyjnë në Liban - duan çmontimin e bazave të Hezbollahut

Azia
Skena të tmerrshme nga India - ura shembet gjatë fluksit të madh të veturave, raportohet për viktima

Skena të tmerrshme nga India - ura shembet gjatë fluksit të madh të veturave, raportohet për viktima

Azia
Udhëheqësi i kurdëve foli papritur nga burgu: Fundi i luftës - kemi arritur qëllimin tonë, Turqia na njeh

Udhëheqësi i kurdëve foli papritur nga burgu: Fundi i luftës - kemi arritur qëllimin tonë, Turqia na njeh

Turqia
Trump tha se kërcënoi të bombardonte Moskën nëse Putin sulmonte Ukrainën, tregojnë kasetat e mbledhjes së fondeve të vitit 2024

Trump tha se kërcënoi të bombardonte Moskën nëse Putin sulmonte Ukrainën, tregojnë kasetat e mbledhjes së fondeve të vitit 2024

Amerika
Kalo në kategori