Katër vjet burgim, 10 mijë euro gjobë ndaj ferizajasit që shpërndante substanca narkotike
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit R.M.. shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj për shkak ë veprës penale të kryer në vazhdim blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikeve, substance psikotrope dhe analoge nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Siç njofton Gjykata Themelore në Ferizaj, kryetarja e trupit gjykues e Departamentit për Krime të Rënda – Kadrije Goga – Lubishtani, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, të pandehurin R.M. për veprën penale si në aktakuzë e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej katër (4) vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej dhjetëmijë (10.000.00) euro.
Përmes këtij aktgjykimi konfiskohet në mënyrë të përhershme automjeti Golf VII, i cili i dorëzohet Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar; konfiskohet në mënyrë të përhershme substanca narkotike e llojit heroine në sasi prej 71 gram dhe dy paketime me substance heroine me peshe 635.1 gram, një paketim e substancës narkotike e llojit heroine me peshe 314 gram si dhe konfiskohet shuma e të hollave prej dyqindenjëzetepesë euro e njëzetepesë cent (225.25), dy (2) telefona të markës Iphon 5X dhe Iphone 6, dy (2) telefona të thjeshte Alcatel dhe një (1) peshore digjitale.
I pandehuri R.M. akuzohet se nga muaji janar 2020 deri më 9 tetor 2020, në territorin e komunës së Ferizajt dhe në fshatin Pozhoran – Komuna e Vitisë, në vazhdimësi pa autorizim ka shpërndare, shitur dhe transportuar substance apo preparate të cilat janë shpall me ligj si narkotikë, në atë mënyrë që gjatë zbatimit të masave të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit, është konstatuar se i njëjti për një periudhe të gjate kohore, ka furnizuar me substance narkotike të llojit heroine të pandehurit G.H; Xh.F dhe B.I.
Ndërsa më 09.10.2020 pas marrëveshjes paraprake përmes telefonit me të pandehurin B.R. lidhur me shitblerjen e substancës narkotike, i njëjti nga njësia e DHTN-së, kapet në flagrance në dalje të fshatit Pozhoran dhe gjatë kontrollit në veturën e tij në pjesën e sipërme të timonit është gjetur dhe sekuestruar një paketim me shirit ngjitës me ngjyrë të zezë e mbushur me substance narkotike të llojit heroine në sasi prej 71 gram dhe një peshore digjitale, ndërsa me rastin e bastisjes dhe kontrollit në shtëpinë dhe lokalet përcjellëse të të pandehurit, janë gjetur dhe sekuestruar dy paketime me substance narkotike të llojit heroine me peshe 635.1 gram dhe një paketim me peshë 314.2 gram të cilat i njëjti i kishte poseduar me qellim te shpërndarjes, shitjes, ose ofrimit për shitje, ndërsa pas ekzaminimit ka rezultuar se i njëjti ka poseduar në total 292.5 gram substance narkotike të llojit heroine, ndërsa pjesa tjetër prej 595.17 gram përmban acetum minofen dhe kafeine.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bëri tejkalim në vijë të plotë, policia dënon me 200 euro shoferin e një autobusi në Ferizaj
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa kufij” – Kosova shënon rënie për 19 vende
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe