LAJMI I FUNDIT:

Katër viktima dhe 299 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Katër viktima dhe 299 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Katër viktima dhe 299 raste të reja me COVID-19 është bilanci i 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Viktimat janë një 64-vjeçar nga Elbasani, një 65-vjeçar nga Tropoja, një 77-vjeçar nga Tirana dhe një 81-vjeçar nga Gramshi.


Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 271 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Rastet e fundit të të infektuarve janë zbuluar nga kryerja e 1 315 testeve ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit nga ana tjetër ka pasur 106 persona të shëruar.

Numri i rasteve aktive tashmë i ka kaluar 8 mijë persona, ku nga këta mbi 4 100 janë raste në Tiranë.

Prej datës 19 tetor, vendi ynë ka qenë në kufijtë e 300 rasteve çdo ditë, duke bërë që në një javë të kemi mbi 2 mijë raste të reja me coronavirus.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

184 raste në Tiranë, 23 raste në Korçë, 12 raste në Vlorë, 11 raste në Kuçovë, 8 raste në Durrës, 7 raste në Elbasan, 6 raste në Pogradec dhe Përmet, 5 raste në Librazhd, 4 raste në Shkodër dhe Lezhë, 3 raste në Fier, Pukë, Tropojë, Sarandë, Skrapar, 2 raste në Krujë, Kurbin, Prrenjas, 1 rast në Devoll, Kukës, Kavajë, Berat, Kamëz, Mat, Fushë-Arrëz, Cërrik.

COVID-19 – Statistika (25 Tetor 2020)

Testime totale 117025

Raste pozitive 19157

Raste të shëruara 10654

Raste Aktive 8026

Humbje jete 477

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4113

Durrës 757

Fier 510

Shkodër 497

Korçë 488

Lezhë 383

Elbasan 348

Vlorë 319

Berat 229

Kukës 183

Gjirokastër 102

Dibër 97