Shumica e njerëzve mendojnë se inteligjentët e kanë jetën të rregulluar dhe çdo gjë është e lehtë për ta
Por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë.
Edhe njerëzit me inteligjencë shumë të lartë ballafaqohen me sfida dhe probleme në jetë. Në fakt, ka disa probleme të caktuara me të cilat ballafaqohen vetëm inteligjentët.
Telegrafi më poshtë ju sjellë këto katër vështirësi me të cilat ballafaqohen vetëm ata me inteligjencë të lartë:
Kanë më shumë presion për të arritur suksese
Dhurata e inteligjencës së lartë i bën njerëzit të ndihen se janë më të mirë sesa tjerët. Ata janë të aftë t’i kuptojnë gjërat të cilat njerëzit e zakonshëm nuk i kuptojnë.
Kësisoj, ata e dinë sa të mençur dhe sa të veçantë janë. Ndërsa pikërisht kjo u bën atyre presion të shënojnë sukses edhe në gjërat më të vogla. Ata duhet të kenë sukses secilën herë, pavarësisht për çka bëhet fjalë.
Pas së gjithash, inteligjentët janë më ndryshe se pjesa tjetër e njerëzve, prandaj duhet të jenë më të mirët. Këto gjëra përfshijnë të pasurit një karrierë më të mirë, lidhje më të mira, ose edhe një shtëpi më të mirë.
Nëse nuk shënojnë suksese, inteligjentët zemërohen dhe fillojnë ta kritikojnë vetveten.
Krijimi i miqësive nuk është gjë e lehtë për ta
Inteligjentët gjithmonë duan të bëhen miq vetëm me njerëz që u ngjasojnë vetë atyre. Kur flasin me njerëz të ri, me qëllim u bëjnë pyetje të mençura për të parë se cilat janë përgjigjet e tyre. Kështu e kuptojnë nëse personi përballë e meriton miqësinë e tyre. Pikërisht kjo është arsyeja se përse inteligjentët shpeshherë janë të vetmuar, sepse nëse nuk e gjejnë dikë po aq të mençur sa vetë, ata qëndrojnë të vetmuar.
Analizimi i tepërt e bën më të vështirë marrjen e vendimeve
Personat të cilët kanë inteligjencë shumë të lartë, në përgjithësi hulumtojnë shumë para se të marrin ndonjë vendim – qoftë edhe për gjërat më të vogla. Por, përderisa kjo mund të jetë gjë e mirë, njëkohësisht i ka edhe të metat e veta. Analizimi i tepërt ua vështirëson inteligjentëve të marrin vendime.
E kanë vështirë të ndihen të lumtur
Për personat inteligjentë, inteligjenca e lartë më shumë është mallkim sesa dhuratë. Ballafaqimi me probleme të ndryshme i futë ata në dyshime se ndoshta është më mirë të jenë budalla për raste të ndryshme.
Por, aktrimi se janë injorantë i bën ata të ndihen se nuk janë vetvetja, dhe mendimi i tepërt u bën atyre presion dhe i zemëron. Ata e kanë problem ta pranojnë se kush janë në të vërtetë, prandaj nuk mund të lumturohen lehtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Tri zakone të çuditshme në Afrikë që praktikohen edhe sot: Pse tezja e nuses duhet ta kalojë natën me dhëndrin?

Shenjat e Zodiakut që përshtaten seksualisht më së shumti me njëra-tjetrën

Nuk do të shihni më miza të bezdisshme: Hiqni qafe duke përdorur vetëm një artikull ushqimor që e përdorni çdo ditë

Këtë shtëpi romantike prej druri prej vetëm 25 metrash katrorë të gjithë do ta dëshironin

Horoskopi për muajin qershor 2023

Nëse bojleri juaj lëshon këtë tingull – mund t'ju vrasë

KiKxxl & evroTarget LLC

TapRrap

KEDS Energy

Fshati Gjelber

TapRrap

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID 160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?
Më të lexuarat

Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin

Rusët pro-ukrainas: Ne vramë një kolonel rus - ai kishte vrarë civilë edhe në Jugosllavi

Escobar: Duam më të mirën për Kosovën, kërkoj vetëm të dëgjohemi

Pesë lojtarë e duan largimin e menjëhershëm nga Chelsea

Real Madridi e ka gjetur zëvendësuesin e Benzemas ndërsa punojnë në marrëveshjen sensacionale

Lionel Messi bën një kërkesë speciale për Arabinë Saudite mes vendimit për të ardhmen