Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur katër raste të dhunës në familje në Kosovës.

Sipas të dhënave në raportin e PK-së, rastet kanë ndodhur në Kamenicë, Prishtinë, Dragash dhe Gjakovë.

Të arrestuar gjatë rasteve janë katër persona, ndërkaq për njërin raportim, i dyshuari nuk është arrestuar pasi gjendet në pushime.

Detaje nga raporti i PK-së:

Prishtinë 11.08.2021 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke verbale që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar (babain e tij) e kishte sulmuar fizikisht atë. Viktimës i është ofruar tretmëni mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Kamenicë NN – NN. Më 10.08.2021 është pranuar një informatë se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje ishte fyer dhe ofenduar në prezencë të fëmijëve nga bashkëshorti i saj  i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari nuk është intervistuar nga policia pasi gjendet në pushime, ndërsa me urdhër të prokurorit është inicuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet.

Dragash 11.08.2021 – 03:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për shkaqe xhelozie e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare, viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Fsh. Brekoc, Gjakovë 11.08.2021 – 10:00. Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare pasi që kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit pas intervistimit palët lirohen dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/