LAJMI I FUNDIT:

Katër raste të dhunë në familje në 24 orët e fundit

Katër raste të dhunë në familje në 24 orët e fundit
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë raportuar katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit.

Rastet e dhunës janë raportuar në Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Malishevë.


Prishtinë 03.08.2021-08:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar,  në vazhdimësi ka shtruar dhunë ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

Prizren 03.09.2021-19:10.  Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje ishte kanosur nga daja i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje

Pejë 03.09.2021-12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje verbale, kishte ushtruar dhunë në familje duke i sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij të gjithë kosovarë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Malishevë 03.09.021-01:00. Viktima femër kosovare  ka raportuar se në vazhdimësi është duke u keqtrajtuar  nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. /Telegrafi/