LAJMI I FUNDIT:

Katër pozicionet më të mira të ushqyerjes me gji

Katër pozicionet më të mira të ushqyerjes me gji

Ushqyerja me gji është mjaft e rëndësishme. Është një eksperiencë e mrekullueshme mes nënës dhe fëmijës. Është diçka gjatë së cilës ju duhet të ndjeheni në mënyrë sa më të rehatshme. Katër janë pozicionet më të mira të cilat përdoren për ushqyerjen me gji por ushqyerja me gji, edhe pse një nga aktet më natyrale në botë, kërkon praktikë. Prandaj është në dëshirën tuaj të zgjidhni dhe të vendosni cili është pozicioni më i përshtatshëm për ju dhe të voglin tuaj.

“Pozicioni i përqafimit”
Ky është pozicioni klasik, dhe më i përdoruri. Duhet që koka e të voglit të arrijë deri tek gropa e krahut dhe të shtrihet në parakrahun tuaj. Mbështeteni këmbën tuaj mbi një stol në mënyrë që të mos lejoni rrëshqitjen e bebes. Vendoseni beben direkt mbi prehrin tuaj (ose mbi një jastëk mbi prehrin tuaj) dhe fytyra e tij është paralel me ju anash. Baçini i tij duhet të vendoset mbi stomakun tuaj, ndërsa hunda e tij duhet të vendoset mbi thithin e gjirit. Kalojeni krahun e tij poshtë tuajit. Në qoftë sepo ushqeni beben në të djathtën tuaj, vendoseni kokën e tij në gropën e krahut të djathtë. Shtrijeni parakrahun dhe dorën tuaj përgjatë kurrizit të bebes për të mbajtur kokën e tij. Vendosini gjunjët e tij përreth trupit tuaj ose nën gjirin tuaj të majtë. Në këtë mënyrë mund të poziciononi beben horizontalisht ose me një kënd të vogël, pozicion që ia lehtëson gjimarrjen të voglit.


”Pozicioni përqafues i kryqëzuar”
Ky pozicion ndryshon nga i pari pasi në këtë pozicion të ri ju nuk e mbështesni kokën e bebes në gropën e krahut. Më saktë, krahët tuaj këmbejnë rolet. Në qoftë se ju po ushqeni beben me gjirin e djathtë, përdorni dorën dhe krahun e majtë për të mbajtur beben. Rrotullojeni trupin e tij drejt jush, kështu që gjoksi dhe barku i tij janë të pozicionuara drejt jush. Me gishtin tuaj të madh dhe gishtat e tjerë pas kokës dhe poshtë veshit, drejtojeni gojën e të voglit drejt gjirit tuaj. Ky pozicion mund të jetë i përshtatshëm për bebet me peshë të vogël dhe për fëmijët të cilët kanë vështirësi gjatë ushqyerjes me gji, pra që nuk janë përshtatur mirë me gjirin.

“Pozicioni i futbollistit (Rugby Ball Hold)”
Si sugjeron edhe emri, në këtë pozicion ju e fusni beben poshtë krahut tuaj (në të njëjtën anë me të cilën do të kryeni ushqyerjen) si topin e ragbisë apo si një kuletë.. fillimisht, poziciononi beben anash jush, poshtë krahut tuaj. Ai duhet të jetë përballë jush me hundën në nivelin e thithit të gjirit dhe këmbët rreth trupit tuaj drejt shpinës suaj. Mbështesni krahun mbi një jastëk të vendosur mbi prehrin tuaj ose anash jush, dhe mbani shpatullat, qafën dhe kokën e të voglit në krahun dhe dorën tuaj. Duke përdorur një kapje si -C- për gjirin me anën e dorës tjetër, drejtojeni të voglin drejt thithit të gjirit, fillimisht mjekrën. Por kujdes mos e shtyni të voglin drejt gjirit me forcë, pasi ai mund të kundërshtojë duke harkuar dhe larguar kokën duke e shtyrë dorën tuaj. Përdorni parakrahun për të mbajtur shpatullat e tij. Ky pozicion mund të rekomandohet edhe nëse bebja juaj ka peshë të vogël ,apo hasni vështirësi për ta vendosur atë në gji.

“Pozicioni shtrirë”
Për të ushqyer të voglin në këtë pozicion (shtrirë në anë në shtrat), vendosni disa jastëkë për të mbështetur shpinën. Ju mund të vendosni një jastëk poshtë kokës dhe shpatullave. Qëllimi është që të vendosni shpinën dhe krahët në një kënd të lehtë. Bebja vendoset përballë jush, mjaft pranë duke e shtyrë me dorë kokën e tij drejt gjirit. Nëse nuk ndjeheni rehat, dorën mund ta vendosni edhe poshtë kokës suaj. Nëse duhet që bebja të vendoset pak më lartë apo afër jush pasi nuk e arrin dot gjirin, atëherë vendosni një jastëk të vogël ose batanije të palosur poshtë kokës së tij. Koka e bebes duhet të jetë paralel me gjirin dhe jo poshtë tij. Ky pozicion është i përshtatshëm sidomos nëse keni kryer një lindje vagjinale të vështirë, traumatike dhe me epizotomi, apo edhe orët e para pas një prerjeje cezariane, kur qëndrimi ulur është i parehatshëm për ju. Por këtë pozicion mund ta përdorni nëse doni ti jepni gji të voglit në shtrat gjatë natës.

Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit.  Spitali Amerikan, përqafoje jetën!