LAJMI I FUNDIT:

Katër persona të lënduar gjatë një përleshje fizike në Butel të Shkupit

Katër persona të lënduar gjatë një përleshje fizike në Butel të Shkupit

Katër persona janë lënduar gjatë një përleshje fizike në rrugën “Betovenova” në Butel të Shkupit.

Siç informojnë nga MPB, përleshja fizike ka ndodhur në orën 14:50 për shkak të mosmarrëveshjeve për pronë mes vllezërve J.I dhe J.I dhe burrit të motrës së tyre E.D nga njëra anë dhe nga ana tjetër vllezërit XH.D dhe A.D, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“J.I, J.I dhe E.D kanë ardhur para shtëpisë së XH.D dhe kanë shkaktuar përleshje fizike. A.D i cili në atë moment ka ardhur, me makinë “Passat” ka goditur J.I, J.I dhe E.D dhe më pas ka shtënë dy herë në ajër. Nga goditja me makinë janë lënduar J.I, J.I dhe E.D, ndërsa nga përleshja fizike është lënduar XH.D. Në vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletë dhe dy gëzhoja”, thonë nga MPB.

Nga policia thonë se pas denoncimit të rastit, menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin masa për zbardhjen e tij./Telegrafi/