LAJMI I FUNDIT:

Katër ndeshje pa fitore në Bundesliga për Bayernin – Nagelsmann fajëson futbollistët, Salihamidzic i shqetësuar me situatën

Katër ndeshje pa fitore në Bundesliga për Bayernin – Nagelsmann fajëson futbollistët, Salihamidzic i shqetësuar me situatën

Bayer Munich ka pësuar një humbje befasuese në udhëtim te Augsburgu me rezultat minimal 1-0.

Kjo humbje erdhi pasi për vendasit realizoi gol sulmuesi kosovar Mërgim Berisha, duke i futur në krizë kampionët e Gjermanisë.


Në fakt për Bayernin ndeshja ndaj Augsburgut ishte e katërta pa fitore në elitën e futbollit gjerman gjë që si ka ndodhur atyre për një kohë shumë të gjatë.

Por përkundër humbjes së pësuar, trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann ka fajësuar futbollistët e tij duke mos marrë përgjegjësinë mbi vete.

“Nuk është aq e lehtë të gjesh fjalët e duhura. Kishim shumë shanse. Ne e luajmë topin në mënyrë shumë të shkujdesur. Unë do të mendoj për këtë dhe më pas do të shohim se si do të shkojë”, deklaroi trajneri gjerman.

E për humbjen e pësuar dhe situatën e krijuar në klub ka folur edhe drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic.

“Ne nuk kemi fituar në katër ndeshje në Bundesligë, kemi marrë tre nga dymbëdhjetë pikë të mundshme, kështu që jam pak i shqetësuar”, tha boshnjaku. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E zbulon njëri nga investitorët arsyen e vërtetë se përse Barcelona e la Messin të largohej drejt PSG-së

E zbulon njëri nga investitorët arsyen e vërtetë se përse Barcelona e la Messin të largohej drejt PSG-së

La Liga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Situatë e shëmtuar te Chelsea, lojtarët kapen mes vete për një penallti

Situatë e shëmtuar te Chelsea, lojtarët kapen mes vete për një penallti

Premier League
Ku janë ata tani? Dhjetë blerjet e para të Pep Guardiolës si trajner i Manchester City

Ku janë ata tani? Dhjetë blerjet e para të Pep Guardiolës si trajner i Manchester City

Premier League
Shfaqet një emër befasues për ta drejtuar Liverpoolin, u shkarkua në mars dhe tani mund ta marrë drejtimin e gjigantit anglez

Shfaqet një emër befasues për ta drejtuar Liverpoolin, u shkarkua në mars dhe tani mund ta marrë drejtimin e gjigantit anglez

Premier League
Kalo në kategori