LAJMI I FUNDIT:

Katër modele të XHINSEVE të cilat do të dominojnë këtë verë

Katër modele të XHINSEVE të cilat do të dominojnë këtë verë

Këtë sezon në modë janë modelet e reja të xhinseve, në nuanca të shndritshme dhe nga materialet e lehta.

Në trend janë edhe modelet e gjera të cilat i lejojnë lëkurës që të marrë lehtë frymë. Këto janë disa nga modelet më të popullarizuara për ditët e verës, transmeton Telegrafi.


XHINSE TË BARDHA

mens-white-jeans-4

Xhinset e bardha janë shumë të mira për ditët e verës: janë shumë praktike dhe lehtë kombinohen me të gjitha pjesët e rrobave që i keni në dollapët tuaj. Mirëpo, për dallim nga xhinset ngjyrë të zezë të cilat thithin energjinë e diellit, të bardhat e refuzojnë atë. Estetika e detit është shumë e preferuar këtë sezon, ndërkaq ajo nënkupton pantallona të bardha, espadrile dhe fanella marinari.

XHINSE TË SHQYERA

2

Mund të themi që njëri ndër më të fuqishmit për popullaritetin e xhinseve të shqyera është reperi Kanye West. Ky model i xhinseve do t’i ndihmojë lëkurës suaj të marrë frymë, por edhe të jeni të kujdesshëm për gjatësinë e prerjeve përreth gjunjëve dhe xhepave

XHINSE TË GJERA

810

Me arritjen e kohës së ngrohtë, xhinset e ngushta përfundimisht mund t’i lini anash. Edhe pse janë moderne dhe theksojnë linjat, nuk do t’ju jenë edhe bash aleate në muajt e verës. Pikërisht për këtë, disenjatorë të shumtë të modës kanë prezantuar koleksione të xhinseve me këmbë të gjera, të cilat nuk e prishin siluetën mashkullore të atij që i vesh.

MATERIALE TË LEHTA ME ELASTINË

New-Korean-fashion-skinny-font-b-jeans-b-font-wear-white-cotton-font-b-spandex-b

Xhinset nga materiali i trashë është diçka që askujt nuk i nevojiten në muajt e ngrohtë të verës. Me to vetëm që do të djersiteni edhe më shumë. Në vend të tyre, zgjidhni xhinse nga materiali teksas i cili përmban elastinë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Bëje vet
Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Çfarë të vizitosh
Si të lani një jorgan në rrobalarëse dhe si të hiqni çdo njollë?

Si të lani një jorgan në rrobalarëse dhe si të hiqni çdo njollë?

Këshilla dhe ide
Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Këshilla dhe ide
Si duhet të lahen rrobat e pambukta dhe ato sintetike – por si lahet edhe shalli nga leshi i dhive të Kashmirit

Si duhet të lahen rrobat e pambukta dhe ato sintetike – por si lahet edhe shalli nga leshi i dhive të Kashmirit

Bëje vet
10 shenja që tregojnë se ju kanë bërë magji!

10 shenja që tregojnë se ju kanë bërë magji!

Lifestyle
Kalo në kategori