Katër mënyra që të infektoheni me sëmundje gjenitale edhe pa marrëdhënie seksuale

Përdorimi i të njëjtit peshqir është njëra ndër to!
Këto aktivitete të përditshme duken plotësisht të parrezikshme, mirëpo pikërisht këto janë burim i baktereve dhe bartës kryesorë të viruseve të ndryshme, andaj do të duhej t’i kushtonim kujdes se si do t’i përdornim ata peshqirë.
Pa dallim, të gjithë ne jemi të ekspozuar ndaj këtyre rreziqeve! Dhe, natyrisht, kurrë mos i ndani me të tjerët. Katër bartës të viruseve:
Balsami i buzëve
Balsami i buzëve, yndyra e rrushit, buzëkuqet, por edhe cigaret janë diçka që ekskluzivisht duhet t’i përdorni vetëm ju dhe assesi të mos i huazoni nga të tjerët apo t’ua huazoni të tjerëve, transmeton Telegrafi.
Peshqirët e lagësht
Sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë bakteret dhe viruset dhe lehtë shumëzohen në objekte të lagështa, ndërkaq peshqiri gjithsesi është një ndër ta.
Mu sikur balsami, gjithmonë kujdesuni që me vete të keni peshqirin tuaj të cilin nuk do ta ndani me askënd. Ekziston rreziku i madh nga infektimi me trihomoniazë, e cila është sëmundje e pakëndshme vagjinale.
Zhileti
Sado që t’ju duhet të nguteni, ndërkaq mu para hundës e keni zhiletin e motrës apo bashkëbanueses – mos e përdorni atë! Gjatë rruajtjes, në lëkurë krijohen dëmtime të imta dhe prerje të cilat mund të bëhen derë e hapur për viruset!
Nëpërmjet gjakut i cili ka mbetur në sipërfaqen e zhiletit, të cilin pikërisht e keni huazuar nga persona të tjerë, lehtë mundeni që në qarkullim të gjakut tuaj të bartni sëmundje të transmetueshme siç është hepatiti B.
Solariumi
Pos që rrezikon shëndetin e lëkurës, këto vende janë vend ideal për sëmundje gjenitale të transmetueshme. Nëse ju keni menduar që rrezatimi ultraviolet në solarium do t’i shkatërrojë të gjitha bakteret, e keni plotësisht gabim. Është plotësisht e sigurt që virusi HPV do të mbijetojë, ndërkaq bartet me kontaktin e lëkurës në lëkurë apo nëpërmjet objektit të infektuar.
Rrobat e brendshme në solarium nuk do t’ju mbrojnë edhe aq shumë, sepse virusi i papilomit human mund të jetojë edhe në gishta edhe në pjesë të tjera të trupit. Nëse bash assesi nuk mundeni pa solarium, zgjidhni ekskluzivisht ato sallone të cilat janë të sigurta, të pastra dhe ato ku i kushtojnë kujdes higjienës dhe masave të sigurisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë