Katër mënyra natyrore për t’u marrë me alergjitë: Mjeku shpjegoi se çfarë mund të bëjmë për t’i zbutur simptomat
Sigurisht, poleni do të “sulmojë” posa të dalim nga shtëpia, por kjo nuk do të thotë se duhet të lejojmë që alergjitë të ndërhyjnë në jetën tonë normale dhe aktivitetet e përditshme
Qe çfarë mund të bëni për të zbutur simptomat tuaja! – transmeton Telegrafi.
1. Kufizoni ekspozimin ndaj alergjenëve
Oftalmologu dr. Alistair Lockwood thotë se ka raste të ditës kur përqendrimi i polenit është më i lartë. Gjatë ditëve të ngrohta, poleni do të jetë kryesisht më i lartë herët në mëngjes, por edhe në mbrëmje.
Nëse keni mundësi, organizoni takimet tuaja në mënyrë që të mos dilni mu në këto kohë. “Mbyllni dritaret ose ajrosni banesën kur përqendrimi i polenit nuk është më i larti”, tha ai.
2. Ndërroni rrobat sapo të arrini në shtëpi!
Ne mund të marrim alergjenë nga ajri dhe t’i sjellim ato në shtëpi, prandaj duhet t’i ndërrojmë rrobat menjëherë. Dhe mbani këpucët afër derës, në mënyrë që gjithçka që keni sjellë të mos “hyjë” në banesë.
3. Lani veten sapo të shkoni në shtëpi
Lani duart dhe fytyrën mirë, në mënyrë që gishtat të mos prekin sytë apo hundën dhe të rrisin rrezikun e alergjenëve. Nëse keni kohë, bëni dush menjëherë.
4. Nëse mbani thjerrëza …
Është më mirë që gjatë sezonit të alergjive të vishni rroba ditore, të cilat në fund të ditës zhvishen, sesa ato mujore.
Nëse jeni mësuar me rrobat mujore, pastroni me themel në mënyrë që nga to të shpëlani polenin dhe grimcat e tjera.
5. Mos e harroni maskën
Pandemia na ka mësuar të mbajmë maska, të cilat mund të mbrojnë hundën dhe gojën nga alergjenët. Maska do të veprojë si një pengesë dhe ne do të jemi më të mbrojtur nga thithja e grimcave problematike. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën