LAJMI I FUNDIT:

Katër lajthitje mbi femrat në moshën tridhjetëvjeçare të cilat akoma nuk janë martur

Katër lajthitje mbi femrat në moshën tridhjetëvjeçare të cilat akoma nuk janë martur

Çdo popull i ka zakonet e veta të cilat dukshëm mund të dallohen. Lidhur me këtë ekziston një barsoletë: “Më me dëshirë do të ishit martuar me një vajzë nga qyteti apo me një plakë nga fshati? Natyrisht, me plakën nga fshati, sepse ajo i ka 25 vjeç, ndërsa vajza nga qyteti 35”

Ka kaluar moshën tridhjetëvjeçare, por ende nuk është martuar – me siguri ajo ka ndonjë problem. Kështu rrethi më së shpeshti mendon për femrën e cila ka hyrë në decenien e katërt të jetës, ndërkaq akoma nuk është martuar, transmeton Telegrafi.

Ndër ato “probleme”, mund të jenë edhe këto:


Ka kërkesa të mëdha

Askush nuk mund t’ia plotësojë kërkesat e saj. Kjo ka të bëjë me ato dama të cilat dinë perfekt se çka duan e çka nuk duan. Kanë pikëpamje të qartë mbi jetën të cilën dëshirojnë ta bëjnë dhe nuk lejojnë që të tjerët t’ua imponojnë stilin e jetës.

Është e krisur

Kërkon çdo rast që ta “rrëmbejë” cilindo mashkulli për t’u martuar. Këtë paragjykim më së shpeshti posaçërisht e kanë meshkujt. Prindërit e brengosur, nga ana tjetër, mendon që e përkëdhelura e tyre tepër është duke zgjedhur, ndërkaq e vërteta është krejtësisht ndryshe.

Refuzimi për t’u martuar me dikë i cili nuk është sipas dëshirës së saj, vetëm sa për ta vënë unazën në gisht siç kanë vepruar disa shoqe të saj, në të vërtetë është për t’u admiruar. Është e drejtë e tyre që të zgjedhin me kujdes bashkudhëtarin i cili u përshtatet.

Nuk dinë si të sillen në një lidhje të gjatë

Nuk janë të afta që në tërësi t’i përkushtohen dikujt dhe të bëjnë kompromise. Kjo vërtet nuk është e saktë, sepse nuk do të thotë që vajzat të cilat nuk kanë pasur lidhje të gjata nuk dinë se si të dashurohet dhe si të jetohet me partnerin.

Se është e aftë t’i përkushtohet dikujt, do të mësoni nga situatat e ndryshme, mënyrat se si sillen ndaj prindërve, motrave, fëmijëve të cilët i takon në rrugë.

Është martuar me punën

Do të thonë kështu për femrën e cila vërtet punon shumë. Megjithatë, kini parasysh që ajo mbase nuk është e dhënë vetëm pas punës, por dëshiron të arrijë diçka derisa nuk e ka gjetur mashkullin e vërtet.

Kjo definitivsht do të thotë që do të punojë më shumë madje edhe gjatë vikendeve, mirëpo nëse i ofroni rastin ajo do të dijë të dashurojë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Si fillon lindja: Janë dy mënyra që mund t’ju tregojnë që lindja ka filluar

Si fillon lindja: Janë dy mënyra që mund t’ju tregojnë që lindja ka filluar

Shtatzëna
Kim bëri ndryshimin në pamje dhe kjo nuk është hera e parë që krahasohet me gruan e Kanye

Kim bëri ndryshimin në pamje dhe kjo nuk është hera e parë që krahasohet me gruan e Kanye

Flokë dhe stil
Kur testi i shtatzënisë rezulton negativ i rremë: Ka tri arsye për shfaqjen e vetëm një vije, e treta është shumë e rrezikshme!

Kur testi i shtatzënisë rezulton negativ i rremë: Ka tri arsye për shfaqjen e vetëm një vije, e treta është shumë e rrezikshme!

Këshilla dhe arsye
Balenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është

Balenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është "i turpshëm"

Aksesorë
Java e parë e shtatzënisë: Është koha për planifikim dhe jetë të shëndetshme

Java e parë e shtatzënisë: Është koha për planifikim dhe jetë të shëndetshme

Shtatzëna
A mund të gabojë testi i shtatzënisë kur tregon që nuk jeni shtatzënë?

A mund të gabojë testi i shtatzënisë kur tregon që nuk jeni shtatzënë?

Shtatzëna
Kalo në kategori