LAJMI I FUNDIT:

Katër komuna përfitojnë 2.8 milionë euro për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave

Katër komuna përfitojnë 2.8 milionë euro për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit(MEA) dhe JICA japoneze kanë nënshkruar Marrëveshjen për realizimin e Projektit për bashkëpunim teknik me katër komuna, kjo me qëllim të përmirësimit në menaxhimin e mbeturinave.

Reklama

Marrëveshja e cila kap shumën prej 2.8 milionë euro është nënshkruar nga sekretari i MIA-së, Fatos Qerimi dhe zëvendëspërfaqësuesi i JICA-së për Ballkan, Hibio Takashi.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe ministri në detyrë i MEA-së, Muharrem Nitaj, ku tha se Japonia është në radhën në shteteve që janë miq strategjik të Kosovës, teksa dha detaje për marrëveshjen e nënshkruar sot.

“Sot nënshkruam marrëveshjen e ndihmës nga qeveria japoneze në vlerë prej 2.8 milionë euro. Është një projekt që do të ndihmojë në trajtimin e mbetjeve dhe mbeturinave në katër komuna të rajonit të Prizrenit, Dragashit, Suharekës, Rahovecit dhe Malishevës, i cili do të fillojë në maj të këtij viti dhe do të zgjasë për tre vjet”, tha Nitaj, përcjell KP.

Ai tha se qeveria japoneze ka ndihmuar vazhdimisht Kosovën, që nga paslufta e këtej.

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara tha se janë pajtuar të vazhdojnë bashkëpunimin edhe më tej.

“Jemi pajtuar të vazhdojmë bashkëpunimin. Kjo marrëveshje ka të bëjë me ndihmë teknike, ku nëntorin e kaluar kemi dhuruar 15 kamionë për mbledhjen e mbeturinave për regjionin e Prizrenit. Shpresoj që ekspertët japonezë të vizitojnë së shpejti Kosovën dhe të bashkëpunojnë me popullin e Kosovës”, u shpreh ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
S’ka askund si zbritjet e maraklive n’BAU Market

S’ka askund si zbritjet e maraklive n’BAU Market

Bau Market
Çmime EXTRA të volitshme në InterEX përgjatë 16 ditëve speciale të EXTRA Days

Çmime EXTRA të volitshme në InterEX përgjatë 16 ditëve speciale të EXTRA Days

InterEX
CINESTAR MEGAPLEX nga 2 deri me 4 qershor ka mega ofertë 1+1 GRATIS!

CINESTAR MEGAPLEX nga 2 deri me 4 qershor ka mega ofertë 1+1 GRATIS!

Cinestar
Brez pas brezi me BPB-në, partnerët e Bankës së Vendit rrëfejnë historitë e tyre të suksesit

Brez pas brezi me BPB-në, partnerët e Bankës së Vendit rrëfejnë historitë e tyre të suksesit

Ekonomi
Buton Electronics falë eksperiencë unike me produktet dhe aksesorët për “online gaming”

Buton Electronics falë eksperiencë unike me produktet dhe aksesorët për “online gaming”

Buton Electronics
Yjet në përkrahje të Euroair Direct – motivimi, dedikimi dhe suksesi i përbashkët

Yjet në përkrahje të Euroair Direct – motivimi, dedikimi dhe suksesi i përbashkët

Euroair Direct
Kalo në kategori