LAJMI I FUNDIT:

Katër gra janë përzgjedhur për të bërë katër punë të ndryshme në Antarktidë – njëra për të numëruar pinguinët

Katër gra janë përzgjedhur për të bërë katër punë të ndryshme në Antarktidë – njëra për të numëruar pinguinët

Katër gra janë përzgjedhur për një punë të pazakontë në Antarktidë – drejtimin e postës më jugore në botë dhe dyqanin e dhuratave – dhe numërimin e pinguinëve.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Port Lockroy, zyra postare e cila shërben edhe si muze, është mbyllur që nga fillimi i pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.


Dhe në përgatitjen e rihapjes së Port Lockroy, Trusti i Trashëgimisë së Antarktidës në Mbretërinë e Bashkuar postoi katër pozicione pune: një drejtues në bazë, udhëheqës poste, menaxher dyqani dhe monitorues të kafshëve të egra.

Pas kësaj, ata pranuan 4000 aplikime, por katër gra u zgjodhën për të udhëtuar mbi 14 mijë kilometra për të bërë këto: Clare Ballantyne, Mairi Hilton, Natalie Corbett dhe Lucy Bruzzone.

Vicky Inglis, e cila kishte punuar më parë atje, do të rikthehet për 10 javë si drejtuese e ekipit për të ndihmuar në vendosjen e tyre.

Ekipi do të punojë për pesë muaj në ishullin Goudier në Gadishullin Antarktik, duke braktisur të gjitha “komoditetet në shtëpi”.

Ata nuk do të kenë ujë të rrjedhshëm apo tualet me “shpëlarje” dhe do të përballen me temperatura nën zero.

Ata do të jetojnë pothuajse në të gjithë dritën e ditës, pasi kontinenti ka rreth gjashtë muaj dritë dite gjatë muajve të verës – tetor deri në shkurt – dhe gjashtë muaj errësirë në muajt e tyre të dimrit, nga marsi deri në shtator.

Gratë do të fillojnë trajnimin këtë muaj, duke përfshirë mësime nga një “penguinolog” dhe gjithashtu do të marrin trajnime për ndihmën e parë në distancë.

Ata do të nisin misionin e tyre në fillim të nëntorit dhe do të qëndrojnë në Antarktidë deri në mars 2023. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Përplasja e ketrit dhe gjarprit

Përplasja e ketrit dhe gjarprit

Fun
Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Fun
Parashikimi i Baba Vangës për Evropën - po bëhet realitet?

Parashikimi i Baba Vangës për Evropën - po bëhet realitet?

Interesante
Familja përdori një dron për të gjetur qenin e tyre të humbur - e gjejnë në mesin e ‘një tufe grabitqarësh’

Familja përdori një dron për të gjetur qenin e tyre të humbur - e gjejnë në mesin e ‘një tufe grabitqarësh’

Interesante
Britanikja provoi për herë të parë byrekun - mësoni çfarë note i dha këtij ushqimi

Britanikja provoi për herë të parë byrekun - mësoni çfarë note i dha këtij ushqimi

Fun
Kalo në kategori