LAJMI I FUNDIT:

Katër gabime që çuan në dorëheqjen e Christine Lambrecht si ministre e Mbrojtjes e Gjermanisë

Katër gabime që çuan në dorëheqjen e Christine Lambrecht si ministre e Mbrojtjes e Gjermanisë

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht ka dhënë dorëheqjen pas një sërë “fiaskosh” që nxitën kritika të ashpra.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Lambrecht u kritikua gjerësisht nga partitë opozitare për dështimin për të treguar lidership dhe për të qenë e ngadalshme me dërgesat e armëve për Ukrainën.


Më poshtë, TRT World i ka hedhur një vështrim katër hapave të gabuar, të cilët sipas mediumit në fjalë çuan në dorëheqjen e politikanes socialdemokrate.

Videoja e Vitit të Ri

Lambrecht u kritikua në fillim të këtij muaji pasi ajo postoi një fjalim për Vitin e Ri në mediat sociale, i cili u filmua gjatë festimeve në Berlin.

“Ka një luftë që shpërthen në mes të Evropës”, tha ajo, ndërsa fishekzjarrët në sfond e bënë të vështirë dëgjimin e fjalëve të saj.

Videoja, e kritikuar si “e shurdhër” nga shumë njerëz, u bë shkas për dorëheqjen e saj pasi politikanët e opozitës gjermane dhe ekspertët e mbrojtjes e quajtën videon një “turp”, duke i kërkuar ministres së mbrojtjes të jepte dorëheqjen.

Reagimi i ngadaltë në raport me Ukrainën

Politikanja ishte përballur gjithashtu me kritika për muaj të tërë për atë që kritikët thonë se është përgjigja e lëkundur e Gjermanisë ndaj konfliktit në Ukrainë.

Ministrja u kritikua për njoftimin e saj se Gjermania do të dërgonte 5000 helmeta në Kiev, ku qeveria ukrainase po kërkonte armë të rënda për të luftuar ushtrinë e Rusisë.

Dështimi për të përmirësuar Bundeswehr-in

Forcat e armatosura të Gjermanisë, të njohura si Bundeswehr, kanë vuajtur prej vitesh nga neglizhenca dhe në veçanti nga pajisjet e vjetruara dhe funksionale të dobëta, shkruan më tej Trt World, përcjell Telegrafi.

Dhe Lambrecht u akuzua për dështimin për të përmirësuar Bundeswehr-in.

Në dhjetor, Lambrecht hodhi poshtë sugjerimet se qeveria kishte qenë shumë e ngadaltë për të vazhduar përpjekjet e saj të shpenzimeve.

Ajo tha se zyrtarët kanë ecur me shpejtësi, por se “projekte të tilla duhet të negociohen me kujdes – këto janë para taksash”.

Debati i gjatë mbi gjendjen e aftësive mbrojtëse të Gjermanisë u intensifikua gjithashtu muajin e kaluar kur disa tanke të këmbësorisë Puma u vunë jashtë shërbimit gjatë një stërvitjeje të fundit ushtarake.

Fluturimi me helikopter

Lambrecht ishte gjithashtu “në qendër të vëmendjes” pranverën e kaluar kur ajo mori djalin e saj 21-vjeçar me një fluturim me helikopter ushtarak në rrugën e tyre për në një pushim familjar.

Udhëtimi u bë publik kur ai postoi një foto në Instagram ku rezultoi se ministrja e kishte bërë vetë.

Ministria e saj tha se ajo kishte aplikuar për leje dhe kishte paguar vetë shpenzimet, por kritikët thanë se kjo tregonte gjykim të dobët.

Edhe mediat gjermane vunë në pikëpyetje mençurinë e lëvizjes dhe e përditshmja Bild shtroi pyetjen nëse “festa” kishte qenë fare e nevojshme në mes të krizës në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori